Pyetje : A obligohet marrja e abdesit apo të qenurit me abdes, nëse duam ta kryejm tavafin rreth Qabes?
Përgjigje:
Sipas mendimit më të saktë te dijetarëve nuk obligohet marrja e abdesit për kryerjen e tavafit rreth Qabes.
Edhe nëse e kryen haxhiu tavafin rreth Qabes pa abdes, tavafi i tij është i saktë.
Sepse, nuk ka argument që e kushtëzon marrjen e abdesit për kryerjen e tavafit rreth Qabes.
Njëheri ky ështê edhe mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë.
Marrja e abdesit për tavaf është sunet mueked (sunet i fortë), nuk i takon muslimanit apo haxhiut ta anashkaloj abdesin, nëse dëshiron të kryej tavafin rreth Qabes.
Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Gjëja e parë që bëri pejgamberi alejhi selam kur erdhi në Qabe ishte marrja e abdesit dhe pastaj e bëri tavafin rreth Qabes.” (Buhariu: 1536, Muslimi: 1235).
Duke e ditur që në kohën e haxhit ka shumë njerëz dhe vështirësohet marrja e abdesit, atëherë themi se nëse njeriu gjatë tavafit e prish abdesin e tij (liron gazra) tavafi i tij është i saktë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.
Mirëpo, nuk themi se abdesi duhet të anashkalohet nga çdo kush që dëshrion kryerjen e tavafit në Qabe, duke dashur t’i ikim mospajtimeve të forta e të shumta të ulemave në lidhje me këtë çështje.
Kurse, nuk obligohet marrja e abdesit për kryerjen e Sa’jit mes Safas dhe Mervas, sipas mendimit unanim të dijetarëve.
Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani