Një hise e kurbanit të madh vlen për kryefamiljarin dhe familjarët e tij

Një hise e kurbanit të madh vlen për kryefamiljarin dhe familjarët e tij

0 2708

Pyetje: Kur prehet një kurbani i madh – lopë, a mundet që në një hise të vetme të përfshihet kryefamiljari bashkë me familjarët e tij, apo hiseja vlen vetëm për një person – pa futur edhe njerëzit e shtëpisë në atë hise?!

Përgjigje: I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem!), ashtu siç dëftojnë hadithet sahihe, ka urdhëruar që kafsha e madhe – deveja e lopa, të prehen për shtatë veta – qoftë për kurban apo për ritualet e haxhit.
Kur dikush merr pjesë në një prej shtatë pjesëve të një kafshe të madhe, ai në atë hise mund t’i përfshijë edhe njerëzit e shtëpisë së tij, ngase ai me familjen e vet paraqesin një tërësi të vetme; e, nga këtu nuk shoh ndonjë problem që kur dikush të merr pjesë në një hise nga shtatë hise sa janë në tërësi, atë hise ta bëjë për vete dhe për familjarët e vet, pra, s’ka gjë.
Disa nga vëllezërit tanë – nga dijetarët, nuk e kanë dhënë këtë verdikt, duke dyshuar se kështu futen në hise më shumë se sa shtatë persona, mirëpo kjo nuk është në rregull, ngase njeriu dhe familjarët e tij janë një tërësi e vetme; e, Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem!) e theri një dele për vetën dhe njerëzit e shtëpisë së tij, kurse deveja vlen sa shtatë dele, si dhe lopa njashtu vlen sa shtatë dele, çka secila hise nga këto shtatë hise vlen sa një dele në vete, kurse një dele mund të theret për kryefamiljarin dhe familjarët e tij; e kështu qëndron puna edhe me një hise nga shtatë hise sosh, gjegjësisht me një të shtatën e një kafsheje të madhe, si deveja, e lopa, e cila kur theret, një hise e saj mund të jetë për një kryefamiljar dhe familjarët e tij; pra, s’ka kurrëfarë problemi këtu – inshāAll-llāh; po.

Imam Abdu’l-aziz Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
“Nūrun ‘ala’d-derb”
Nga arabishtja: Mirsim Maliqi