SHPËRBLIMET E RITUALEVE TË HAXHIT

SHPËRBLIMET E RITUALEVE TË HAXHIT

0 1546

“Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tha:
Isha ulur me Profetin, (salallahu alejhi ue selem!), në xhaminë e Minas. Erdhi një njeri nga ensarët dhe një tjetër nga fisi Thekif. Dhanë selam, pastaj thanë: kemi ardhur për t’ju pyetur, o i Dërguar i Allahut.
Ai tha: Po deshët t’ju tregoj çfarë pyetjesh keni ardhur të parashtroni, e bëj e po deshët të hesht e ju të pyetni, e bëj. – Ju tha i Dërguari.
Që të dy thanë: na trego, o i Dërguar i Allahut!
Tha: ke ardhur të më pyesësh për atë se ç’të takon kur:
-del nga shtëpia dhe synon Qaben,
-falë dy rekate pas tavafit,
-ecë mes Safasë dhe Merves,
-qëndron në Arafat,
-gjuan guralecët,
-ther kurbanin dhe bën tavaf ifadan.
Pyetësi tha: pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, për këto erdha të pyes.
I Dërguari tha:
Kur del nga shtëpia dhe synon Qaben, saherë që deveja jote vëndon thundrën apo e ngrit atë, Allahu të jep një shpërblim dhe të shlyen një mëkat.
Sa i takon dy rekatëve pas tavafit, për to merr shpërblimin sikur të liroje një rob nga bijtë e Ismailit, alejhi selam.
Për ecjen mes Safasë dhe Merves shpërblehesh sikur të liroje shtatëdhjetë robër.
Për qëndrimin në Arafat, Allahu zbret atë ditë në qiellin e dynjasë dhe mburret me ta para melekëve, thotë: robërit e mi më kanë ardhur flokëshprishur nga çdo vend i largët duke shpresuar xhenetin tim, sikur mëkatet e juaja të jenë sa kokrrat e rërës, pikat e shiut apo shkuma e detit, do t’i fal, zdirgjuni robërit e mi, jeni të falur ju dhe ata për të cilët ndërmjetësoni.
Sa i takon hedhjes së guralecëve, për çdo guralec që hedh të shlyhet një mëkat i madh.
Kurbanin që ther, të ruhet të Zoti yt.
Për rruajtjen e kokës, për çdo qime të shkruhet një sevap dhe të shlyhet një mëkat.
Për tavafin, që bën pastaj, s’të mbetet asnjë mëkat, të vjen një melek aq sa të vëndojë duart e tij mes shpatullave tua dhe të thotë: puno për të ardhmen sepse e kaluara të është falur”

Hadithin e shënon Taberaniu në “El-Kebir”, Bezari me këtë tekst i cili ka shënuar: ky hadith është transmetuar në disa variantë dhe nuk njohim ndonjë rrugë transmetimi më të mirë se kjo. Mundhiriu thotë: kjo rrugë e transmetimit s’ka gjë të keqe, të gjithë transmetuesit janë të vlerësuar si të besueshëm dhe e shënon Ibën Hibani në “Sahih”
Shejh Albani e solli në librin e tij “Sahih Tergib ue Terhib, vëllimi i dytë, hadithi numër 1112 dhe e vlerësoi si hasen li gajrihi.

Përktheu: Agim Bekiri
19/08/2018
Arafat

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573