Shejtani i mallkuar është përbetuar se të gjithë njerezit do t’i devijojë përveç atyre që janë të sinqertë. Mirëpo, Allahu i madhërishem është përbetuar se do t’i falë njerëzit përderisa ata kërkojnë falje. Ditën e gjykimit Allahu do t’i falë shumë njerëz që kanë pasur mëkate të mëdha dhe janë penduar sinqerisht. Kjo gjë do ta bën shejtanin të ndjehet shumë i nënçmuar për shkak të mundit që ka dhënë t’i devijon njerëzit nga e vërteta.
I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) në hadithi kudsi thotë:
“Me të vërtetë shejtani është përbetuar duke thënë: “Pasha krenarinë tënde O Zot, do të vazhdoj t’i devijoj robërit e tu përderisa shpirtrat e tyre janë në trupat e tyre. Zoti i madhërishëm dhe i lartësuar tha: Pasha krenarinë, madhërinë Time dhe pozitën e lartë që e kam Unë, do të vazhdoj t’i fali robërit e Mi përderisa ata kërkojnë falje prej meje.”
Libri vargu i haditheve të vërteta (1/ 212).
Prandaj mos e mer shejtanin për mik sepse ai është armiku yt i përbetuar. Mere Allahum mik të dashur sepse Ai është miku yt i përbetuar nëse ti vazhdimisht kërkon falje pë mëkatet tua dhe je penduar.
Hoxhë Ismail Asllani