ETIKA E MOSPAJTIMIT NË KURAN

ETIKA E MOSPAJTIMIT NË KURAN

0 1453

Dy të hasmuar erdhën te pejgamberi i Allahut, Davudi, alejhi selam për t’u gjykuar:
“Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, por ata i thanë:
“Mos ke frikë, ne jemi dy palë të hasmuar që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë” (Sad: 22)
Njëri prej tyre iu drejtua pejgamberit me këtë ankesë:
“Ky vëllai im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!” (Sad:23)
Nga ky rast, dijetari i nderuar Muhamed b. Salih El-Uthejmin nxjerrë një mësim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me etikën e mospajtimeve, kulturën e debatit dhe kundërshtimeve. Njëri nga të hasmuarit, sipas këtij rrëfimi kuranor, i është drejtuar profetit, gjersa ka parashtruar ankesën për hasmin e tij, duke e emërtuar atë si ‘vëllai im’. Paramendoni në këtë kohë, si do t’i drejtohej ndonjëri hasmit të tij?

Hoxhë Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 595