KATËR HADITHE PËR KATËR ZOTËSI

KATËR HADITHE PËR KATËR ZOTËSI

0 1375

Janë katër hadithe profetike që të mjaftojnë sa katër ushtrimore seminarike që do duhej t’i bëje për të arritur disa zotësi.
Këto hadithe përfshijnë themelet e etikës dhe edukatës dhe janë një detyrim për muslimanin.

Zotësia e parë:
Profeti Muhamed, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “kush beson Allahun dhe botën tjetër le të flet fjalë të mira ose të heshtë”
Hadithi ka të bëjë me zotësinë e disiplinimit të gjuhës.

Zotësia e dytë:
Profeti Muhamed, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “nga të kuptuarit e drejtë të Islamit është braktisja e gjërave që s’kanë të bëjnë me ty”
Hadithi flet për zotësinë e disiplinimit të gjërave dytësore

Zotësia e tretë:
Profeti Muhamed, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, kur një njeri kërkoi nga ai që ta këshillojë, i tha: mos u zemëro!”
Hadithi flet për disiplinimin e vetvetes.

Zotësia i katërt:
Profeti Muhamed, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “askush nga ju nuk ka besuar përderisa nuk dëshiron për vëllain e tij atë që dëshiron për veten”
Hadithi flet për brendinë e pastër të njeriut.

Agim Bekiri
31/10/2018

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576