MEDITIME KURANORE – 124

MEDITIME KURANORE – 124

0 990

1. E sheh se në Qabe janë duke lexuar mbi pesëdhjetëmijë njerëz Kuran, mirëpo vetëm pesëdhjetë prej tyre mund t’i gjesh që e kuptojnë atë që e lexojnë nga Kurani. Un nuk e kundërshtoj leximin e Kuranit dhe nuk e kontestoj shpërblimin e leximit edhe nëse nuk e kuptojnë atë, mirëpo Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

Kur do i largojmë dhe thyejmë këto dryna nga zemrat tona!? Përgjigjeja; Atëherë kur e kuptojmë dhe meditojmë atë që jemi duke e lexuar!

Ali Tantavi, rahimehullah

2. Një lexues i Kuranit lexoi në mexhlisin e Omerit, radijAllahu anhu, fjalën e Allahut; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

Ishte aty edhe një djalosh i ri, i cili tha: “O Allahu im, zemrat tona kanë dryna, çelësat e drynave janë në duart Tua, nuk ka shanc t’i hap drynat askush përpos Teje.” Omeri e dëgjoi këtë djalosh dhe tha pas një kohe, tregon dhe thotë: Ky djaloshi që bëri dua pas një kohe u bë shumë i vyeshëm dhe Allahu derdhi mbi të shumë begati dhe mirësi.

Tefsir et Taberi; 26/58

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.” (Muhamed; 31)

Hafidh Dhehebiu, rahimehullah, ka thënë; “Besimtari nëse sprovohet tregohet durimtarë, merret me përmisimin e vetes së tij dhe kërkon falje prej Allahut (bën istigfar) dhe nuk e angazhon veten e tij për t’iu hakmarr ndaj atij që i ka bë padrejtësi apo ndaj atij që u bë shkak për këtë sprovë që e ka goditur. Allahu është i drejtë në gjykimet e Tij. Pastaj, besimtari e falënderon Allahun që sprova nuk ka qenë në Fenë (besimin) e tij, duke e ditur se sprovat në dunja janë për të mirën e tij dhe pastrim mëkatesh për të.

Sijeru A’lami en Nubelai; 8/18

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.” (Nisa; 125).

Ibrahimi alejhi selam e arriti këtë gjë madhore përmes tre gjërave:

1. E dha çdo gjë nga vetja e tij për Allahun, sidomos rasti kur i theu idhujt dhe pastaj populli i tij dëshiroji dhe u bë gati ta djegin, por një gjë të tillë nuk e lejoi të ndodh Allahu, xhele ue ala!(Shiko; sure Enbija; 69).

2. E fali edhe djalin e tij për Allahun, por Allahu ia kompenzoi me një dash të madh para therrjes së djalit të tij. (Shiko tregimin: Sure Safat; 102-105).

3. Erdhën musafir tek shtëpia e tij dhe ai i gostisi me një viç të majmë dhe të pjekur, e kënaqi Allahun dhe musafirët me këtë pritje të ngrohtë, por ata nuk ngrënën fare, nga ishin melek prej melaikeve të Allahut. (Shiko tregimin: Dharijat; 24-35).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573