BESIMTARI I VËRTETË JETON NË XHENET PARA SE TË HYJË NË TË

BESIMTARI I VËRTETË JETON NË XHENET PARA SE TË HYJË NË TË

0 1298

Besimtari që e praktikon islamin, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu jeton në këtë botë sikur të ketë hyrë në Xhenet. Ky besimtar zemrën e ka pastruar nga urrejtja, xhelozia, mllefi, mendjemadhësia dhe nga të gjitha mëkatet.

Asnjërit nuk i’a mendon të keqen, lutet për të gjithë dhe kur bjen të flejë, flen me zemër të qetë duke i falur të gjithë që i kanë bërë padrejtësi dhe duke pasur mendim të mirë për të gjithë besimtarët.
Pikërisht kështu është jeta e banorëve të Xhenetit. Allahu ka larguar prej zemrave të tyre urrejtjen, xhelozinë dhe çdo të keqe.

Transmetohet prej Ebu Hurejres, se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Do të hynë në Xhenet disa njerëz zemrat e të cilëve janë sikurse zemrat e zogjve.”
Muslimi.

Që don të thotë: Zemrat I kanë të shëndosha të pastërta të kulluara nuk kanë urejtje xhelozi as mllef.
Lusim Allahun e Madhërishëm që të na i pastron zemrat tona nga çdo e keqe.

Përgatiti: Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 591