Allahu është i Mirë dhe e pranon vetëm të mirën
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ t قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: “إنَّ اللَّهَ طَيِّبٌ لَا يَقْبَلُ إلَّا طَيِّبًا، وَإِنَّ اللَّهَ أَمَرَ الْمُؤْمِنِينَ بِمَا أَمَرَ بِهِ الْمُرْسَلِينَ، فَقَالَ تَعَالَى: ﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلرُّسُلُ كُلُواْ مِنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًا﴾، وَقَالَ تَعَالَى: ﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ﴾، ثُمَّ ذَكَرَ الرَّجُلَ يُطِيلُ السَّفَرَ أَشْعَثَ أَغْبَرَ يَمُدُّ يَدَيْهِ إلَى السَّمَاءِ: يَا رَبِّ! يَا رَبِّ! وَمَطْعَمُهُ حَرَامٌ، وَمَشْرَبُهُ حَرَامٌ، وَمَلْبَسُهُ حَرَامٌ، وَغُذِّيَ بِالْحَرَامِ، فَأَنَّى يُسْتَجَابُ لَهُ؟”.
رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:1015].
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë. Ai ua ka urdhëruar besimtarëve atë që ua ka urdhëruar të dërguarve duke thënë: “O të dërguar! Hani të lejuarat dhe bëni vepra të mira!” (Kuran, 23:51) Si dhe: “O besimtarë! Hani ushqimet e lejuara që jua kemi dhënë.” (Kuran, 2:172) Pastaj (i Dërguari) përmendi një njeri që kishte udhëtuar gjatë, flokëshprishur e i pluhurosur kishte ngritur duart lart duke thënë: ‘O Zot! O Zot!’ Ndërkohë, ushqimi i tij ishte haram, pija e tij ishte haram, veshja e tij ishte haram, ishte ushqyer me haram! E si t’i pranohet lutja?!”
E shënon Muslimi [numër 1015].
Dobit e hadithit:
1) Prej emrave të Allahut xh.sh. është ( الطئب ) i pastër, i mirë, kjo mirësi dhe pastërti përfshin qenien, emrat, cilësit dhe gjykymet e Allahut.
2) Vepër e pastër është ajo vepër e cila i plotson dy kushte: a) Sinqeritetin b) Pasimin.
3) Ndarja e punëve në të pranuara dhe të papranuara.
4) Pejgamberët dhe besimtarët urdhërohen dhe ndalohen dhe kjo është nxitje për të zbatuar urdhërat e Allahut xh.sh. kur të mendosh se të njëjtat kanë qenë edhe për pejgamberët ( dobia përdorimi i asaj që të jep vulnet ).
5) Urdhëri drejtuar pejgamberëve dhe besimtarëve për të grënë nga gjërat e pastërta dhe qortimi i atij që privon veten nga gjërat e mira.
6) Obligohemi të falënderojmë Allahun xh.sh. me punë të mira për begatit që na ka dhuruar.
7) Ndalimi i gjërave të këqija e të papastërta dhe që sipas sheriatit konsiderohet e papastër dhe e keqe.
8) Shkaqet e pranimit të lutjes: a) udhëtim, b) pluhurosja dhe mos pispillimi përshkak që ky kujdeset për punët e Ahiretit më shumë sesa për punët e dunjasë c) ngritja e duarve gjatë lutjes d) ndërmjetësim tek Allahu xh.sh. me zotërimin e tij dhe përsëritja e saj.
9) Shkaqet e mos pranimit të lutjes: a) grënja haram, b) pija haram c) veshja haram, d) të furnizurit haram.
10) Është largë pranimi i lutjes së atij që ushqehet me haram, por nuk është e pamundër krejtësisht për shkak që ka pas raste është pranuar lutjet e mosbesimtarve.
HADITHI I DHJETË
Pëgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi