Lavdi i qoftë Allahut i Cili na e përsosi fenë, e përfundoi dhuntinë ndaj nesh, e bëri umetin tonë umetin më të mirë, na e dërgoi profetin, që t’na i lexonte ajetet, të na pastron e të na mëson Librin e Urtësinë (sunetin), paqja dh ebekimi i Allahu qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, i cili u dërgua nga Zoti si dëshmitar, përgëzues e qortues, thirrës në fenë e Allahut, me lejen e Tij, si fener ndriçues.
Në vijin do i përmendim disa shembuj të shokëve të profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), prej tyre:
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
- Ishte Ebu Bekri ai i cili mjelte delet e lagjes, e kur iu dha besatimi për t’u bërë khalife, një prej grave të lagjes i tha atij: Tani ai nuk do t’i mjel delet tona. Këtë e dëgjoi Ebu Bekri e tha: Gjithsesi se do t’i mjeli për ju, dhe shpresoj që të mos më ndryshojë kjo ku kam hyrë unë tani nga sjellja që e kisha më herët, kështu që vazhdonte të mjelte për ta.[1]
- Ebu Salah el-Gifari ka thënë: Omeri i kishte dhënë premtimin një gruaje të verbër që të kryente punët e saja natën, kështu që kur vinte tek ajo shihte se diksuh tjetër i kishte paraprirë, e ky vepronte atë që gruaja kishte nevojë, Omeri vëzhgoi se kush ishte ai, kur pa se ai qenka Ebu Bekri, vinte e kryente punët e saja, në fshehtësi, duke qenë ai khalife.[2]
- Ebu Bekri ka thënë: Do kisha pas dëshirë të jam një qime në trupin e një robi besimtar.[3]
- Doli Ebu Bekri që të përcjell ushtrinë e Usameh ibn Zejdit, i cili doli për në Sham, duke ecur në këmbë, ndërsa Usameja ishtë i hipur në kafshë, dhe Usameja i tha: O khalifeja i të dërguarit të Allahut: Ose do të hipësh ose unë do të zbres! I tha: Betohem në Allahun as që do të hip e as që do të zbresësh, çfarë më gjen mua nëse unë i pluhërosi një orë këmbët e mija në rrugë të Allahut.[4]
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
- Ebu Mahdhurah transmeton dhe thotë: Isha ulur tek Omer ibn Hatabi, kur erdhi Safvan ibn Umeje me një enë të madhe, që e bartnin disa me një batanije dhe e vendosën atë para Omerit, ai ftoi njerëz të ngratë dhe robër, prej atyre që ishin afër tij, dhe të gjithë u ushqyen së bashku.[5]
- Urevh ibn Zubejr ka thënë: kam parë Omer ibn Hatabin duke bartë në krahun e tij një kovë me ujë, e i thash: o prijës i besimtarëve, nuk të ka hije ty. Ai i tha: Kur më erdhën njerëzit në numër të madh, më respektuar dhe më dëgjuan, në veten time ndjeva ngritje, e dëshirova që ta thej atë. Vazhdoi me atë kovë deri tek një grua prej Ensarëve, dhe e derdhi ujin në enët e saj.
- Evzaiu ka thënë: Doli Omer ibn Hatabi në errësirën e natës, dhe atë e kishte parë Talha, shkoi Omeri dh ehyri në një shtëpi, pastaj hyri në një shtëpi tjetër, e kur doli mëngjesi Talha shkoi tek ato shtëpi, pa një grua të shtyrë në moshë qëndronte ulur, dhe e pyeti: Çfarë kërkonte ai njeri që vinte tek ti? Tha: Ai më ka premtuar që shumë kohë, më vinte të më kryej gjërat që kisha nevojë< duke pastruar shtëpinë time, e Talha i tha: Mos të pastë nëna o Talha? A tragjet e Omerit po i ndjek?[6]
- Hasen el Basriu transmeton dhe thotë: Doli Omer ibn Hatabi në një ditë me vapë të madhe, kishte vënduar teshën e tij mbi kokë, e pranë tij kaloi një djalosh i hipur në gomar, e i tha: O djalosh më mer me vete. Djaloishi zbriti nga gomari, e i tha: Hip o prijës i besimtarëve. Tha: Jo! Hip ti, e unë hipi me ty, ti dëshiron të më bartësh me gomar në ato pjesë ku toka është e vrazhdë, e të hipësh ti kur toka të jetë e butë, jo, hip edhe ti, e unë qëndroj mbrapa teje. Kështu hyri në Medine duke qëndruar pas djaloshit, e njerëzit e shikonin.[7]
Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
- Mejmun ibn Mehran transmeton se Hemdani e kishte parë Othman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i hipur në pelë, e pas tij kishte fëmijën e tij Nailin, duke qenë Othmani halife i muslimanëve.[8]
- Hasan el Basriu rrëfen: Kam parë Othman ibn Afanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) duke u kotur në xhami, duke qenë atëkohë halife, zgjohej e shenjat e guralecave i kishte në trup. Njerëzit thonin: Ky është prijësi i muslimanëve, ky është prijësi i muslimanëve.[9]
- Abdullah er-Rumi rrëfen: Othman ibn Afani merrte abdes natën vet, e i thuhej; Po të urdhëroshe ndonjë prej shërbetorëve e të ndihmonte. Thoshte: Jo, nata është për ta, që të pushojnë.[10]
Ali ibn Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Transmeton ibn Sad nga Amr ibn Kajs se e kishte parë Ali ibn Ebi Talibin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) me një teshë të qepur, e i treguan atij, ai tha: Kështë zemra është më e druar, e këtë e synon besimtari.[11]
Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Sah ibn Hasen et-Temimi transmeton dhe thotë: Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nuk njihej në mesin e robërve, pra nga modestia e tij në veshje.[12]
Selman el Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Thabit el-Benani transmeton dhe thotë: Selman el Farisiu ishte prijës i Medain, e erdhi një njeri nga Shami nga fisi Timullah, kishte me vete të ngarkuar fik, e Selmani kishte një pëlhurë, e i tha Selmanit: Eja dhe barti këto. E nuk e dinte se është Selmani, njerëzit kur e panë e njohën, thanë: Ky është prijësi. Ai tha: Nuk të njoha. E Selmani ia ktheu: Jo, dej sa të arrij në shtëpinë tënde.[13]
Ebu Kulabeja transmeton dhe thotë: Një njeri hyri tek Selmani el-Farisiu përderisa ai po ngjeshte miellin. E i tha: Çfarë është kjo? Tha: E kemi dërguar shërbetorin për një punë, e nuk deshtëm që ta ngarkojmë me dy punë.[14]
Abdullah ibn Omer (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Muxhahid ibn Xhebr transmeton dhe thotë: Kam shoqëruar Abdullah ibn Omerin që ta shërbej, e në fakt ai më shërbente mua.[15]
Amar ibn Jasir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Ibn Ebi Hudhejl transmeton dhe thotë: Kam parë Amad ibn Jesarin duke blerë tërshërë me një dirhem, dhe e barti në shpinën e tij, e në atëkohë ishte prijës i Kufes.[16]
Abdullah ibn Selam (Allahu qoftë i kënaqur prej tij):
Abdullah ibn Handhaleh transmeton dhe thotë: Kaloi Abdullah ibn Selam në treg ndërsa në kokë kishtë një pako me drunjë, e thoshtë: Kështu e largoj mendjemadhësinë.[17]
Umu Derdaja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj):
Ibrahim ibn Ebi Ubleh transmeton dhe thotë: Kam parë Umu Derdanë duke qëndruar me gratë e varfëra në Kuds.[18]
Lusim Allahun Fuqiplotë, me emrat e Tij të bukur dhe atributet e Tij të larta ta bëjë këtë vepër të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij, e ta deponojë për mua në Ditën e Kiametit (atë ditë kur nuk bën dobi as pasuria e as fëmija, pos atij që vije tek Allahu me zemër të shëndoshë) Sureja Shuara, 88-89.
Lutja jonë e fundit është: Lavdi i takon Allahut Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ditën e Fundit.
Përktheu: Shpend Zeneli
[1] Shih: Tabekat Kubra, të ibn Sadit, vëllimi 3 fq. 138-139.
[2] Shih: el-Kamil fi tarih, të ibn Ethirit, vëllimi 2 fq 265.
[3] Shih: Zuhd, të Ahmed ibn Hanbelit, fq. 90 numër 560.
[4] Shih: el-Kamil fi tarih, të ibn Ethirit, vëllimi 2 fq. 195.
[5] Shih: Sahih el-Edeb el-Mufred, të shejh Albanit, f1. 93.
[6] Shih: Hiljetul Evlija, të Ebu Nuajmit, vëllimi 1 fq. 201.
[7] Shih: Zuhd, të ibn Ebi Dunja, fq 135, numër 277.
[8] Shih: Hiljetul Evlija, të Ebu Nuajmit, vëllimi 1 fq.60.
[9] Shih: Hiljetul Evlija, të Ebu Nuajmit, vëllimi 1 fq.60.
[10] Shih: Tabekatul Kubra; të ibn Sadit, vëllimi 3 fq.44.
[11] Shih: Tabekat Kubra, të ibn Sadit, vëllimi 3 fq. 22.
[12] Shih: Tevadu’l vel Humul, të ibn Ebi Dunja, vëllimi 185 fq. 144.
[13] Shih: Hiljetul Evlija, të Ebu Najmit, vëllimi 4 fq. 66.
[14] Shih: Hiljetul Evlija, të Ebu Najmit, vëllimi 1 fq. 201.
[15] Shih: Suneh, të Ebi Bekr Hilal, vëllimi 1 fq. 222. Numër. 262.
[16] Shih: Tabekat Kubra, të ibn Sadit, vëllimi 3 fq. 193.
[17] Shih: Zuhd, të Ahmed ibn Hanbelit, fq. 150.
[18] Shih: Tevadu, të ibn Ebi Dunja, fq. 139, numër 105.