A mund të falem nëse thonjtë i kam të lyer?

A mund të falem nëse thonjtë i kam të lyer?

0 13249


Pyetje: A mund të falem nëse thonjtë i kam të lyer?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Femrës i lejohet t’i lyej thonjtë për t’u zbukuruar, mirëpo me diçka që nuk bën pengesë për namaz, ndryshe, nëse lyerja e thonjve pengon arritjen e ujit nën atë materie, atëherë nuk mund të ketë avdes apo gusëll përpos nëse mënjanon të njëjtën nga thonjtë. Nëse nuk ka avdes d.m.th. nuk ka namaz. Në fetfatë e Komisionit të Përhershëm 2/218 shkruan: “ nëse me lyerje mbetet materie (shtresë) mbi sipërfaqen e thonjve, avdesi nuk është i saktë përpos nëse mënjanohet e njëjta, mirëpo nëse nuk ka shtresë atëherë mund të merr avdes si p.sh. këna.”

Allahu e di më së miri.

Islam.info

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri