Pyetje:
Çka është dispozita e lënies së haxhit nga një musliman i cili posedon mundësi materiale dhe shëndetësore për kryerjen e këtij obligimi?
Përgjigje:-Dispozita e këtij gjesti është thyerje e normave te Allahut, subhanehu ve teala, (haram), ngase Allahu thotë në Kur’an:
“Vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”[1],
andaj nuk lejohet për një musliman që ta vonojë haxhin duke i pasur të gjitha mundësit për kryerjen e tij, por duhet qe ta kryej menjëherë, kjo është çka kërkohet, nëse ai person ka borxh, së pari e kryen borxhin, përveç nëse e lejojnë borxhdhënësit.[2]
Përktheu në shqip:
Ferid Ademi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
[1] Kuran- Sure Al-Imran, 97
[2] Burimi: Mexhmual fetava e shejh bin Bazit –Allahu e mëshirofët!-