A lejohet dalja prej xhamisë për atë që është në itikaf?

A lejohet dalja prej xhamisë për atë që është në itikaf?

0 1812

Pyetja: a lejohet nëse jemi në Itikaf të largohemi nga Haremi ( Mesxhidul Haram- Meke apo Mesxhidun Nebeuijje- Medine) për të ngrënë dhe pirë ?
Si dhe a lejohet të ngjitemi në pjesën e sipërme (kati i parë ose i dytë) të xhamisë për të dëgjuar ligjëratat ?

Përgjigje: po, lejohet për atë që është në Itikaf në Mesxhidul Haram (në Meke) apo në tjetër xhami pos kësaj, të dalë nga xhamia me qëllim për të ngrënë dhe pirë nëse atij nuk i mundësohet sjellja e ushqimit në xhami gjatë Itikafit.

Kjo qëndron kështu, sepse është diçka e domosdoshme, njashtu atij do t’i duhej të dalë nga Xhamia për të bërë gusl nëse ai është në gjendje xhunubllëku (siç është rasti me atë që sheh një ëndërr).

Ndërsa, sa i përket ngjitjes në pjesën e sipërme të xhamisë, njashtu edhe kjo nuk ndikon në itikafin e tij, ngaqë largimi nga xhamia nga ndonjë prej dyerve dalëse duke synuar me këtë kthimin në xhami duke vazhduar deri në kulm është vetëm çështje e disa hapave.
Pra, nuk ndikojnë këto gjëra në vlefshmërinë apo edhe prishjen e Itikafit nëse veprohen gjatë periudhës së Itikafit.
Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com