DITA E XHUMA – DITË E BEGATË (2)

DITA E XHUMA – DITË E BEGATË (2)

0 3932

• VLERA E DITËS SË XHUMA DHE VEPRAT E LIGJËSUARA NË TË – dita e xhuma është dita më e madhe e javës, për të është zbritur sure (kaptinë e Kur’anit) e veçantë dhe është emërtuar “El-Xhumua” (Xhumaja), si në islam po edhe tek arabët emërohet me arabizëm. Në këtë ditë është ligjësuar pastrimi, dhikri (përmendja e Allahut), lutja dhe shkuarja herët në xhami.

Gusli (larja e tërë trupit) në ditën e xhuma është larja më e mirë, e cila fillon me agimin e mëngjesit dhe duhet ta praktikojnë vetëm ata që do të prezantojnë në namazin e xhumasë, nuk vlen për gratë dhe udhëtarin, ashtu siç ka ardh në hadith: “Kur ndonjëri prej jush të shkojë në namazin e xhumasë, atëherë le të merr gusul (të lahet i tëri).”

•NATA E XHUMASË DHE VLERA E DËRGIMIT TË SALAVATEVE NDAJ PEJGAMBERIT S.A.V.S. – nuk qëndron ndonjë argument për vlerën e natës së xhuma, ajo është si netët tjera. Për të kanë ardhur fjalë nga hadithe të dobëta dhe të shpikura. Ndërsa sa i përket haditheve për dërgimin e salavateve ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, janë hadithe të mira. Prej veprave më të mira në ditën e xhuma është dërgimi i salavateve ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse xhumaja është dita më e mirë dhe i dërguari i Allahut është krijesa më e mirë.

• ÇASTI I PRANIMIT TË LUTJES NË DITËN E XHUMA – i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Në ditën e xhuma është një çast, çdo rob musliman që e arrin këtë çast duke kërkuar ndonjë të mirë nga Allahu, vetëm se do t’iaa jep atë.”

Thënia më e saktë rreth kësaj çështje është se ky çast precizohet para perëndimit të diellit. Këtë e kanë thënë: Ibn Abbasi, Ebu Hurejre dhe sahabët tjerë, si dhe gjithashtu Atau dhe Tavusi.

• I VDEKUR NË DITËN E XHUMA – nuk ekziston ndonjë hadith i saktë se është mirësi nëse vdes në ditën e xhuma, kështu e vlerëson Buhariu dhe të tjerët. Njeriu nuk duhet të përgëzohet me kohë (apo vend) se kur dhe ku vdes, por duhet të përgëzohet me veprat e tij të mira, sepse do të shqyrtohen veprat dhe jo kohërat.

• HUTBEJA E NAMAZIT TË XHUMASË – ligjërimi i hutbes nuk është vetëm një ders (mësim) i thjeshtë, por është një pasqyrë për ngjarjet e ummetit. E saktëson Buhariu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në hutben e xhumasë fliste për popujt e ndryshëm, shkeljet e tyre dhe për faljen.

Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 599