VIRTYTE QË NA MUNGOJNË 1/2

VIRTYTE QË NA MUNGOJNË 1/2

0 1000

Falenderimi i takon Allahut, lavdia dhebekimi i Allahut qofshin për Muhmedin, familjen dhe shokët e tij.
Një nga qëllimet më të rëndësishme të dërgimit të pejgamberit te njerëzit është plotësimi i virtyteve të moralit dhe thirrja në to, siç ka thënë i Dërguari i Allahut: “vërtetë jam dërguar për t’i plotësuar virtytet e moralit” (Sahih El-Xhami 2349)
Morali i lartë është gjëja më e mirë me të cilën mund të stoliset muslimani, me të e adhuron Allahun, pra morali është stolia e fjalëve dhe veprave të tij si dhe përgatitja më e mirë për botën tjetër. I Dërguari i Allahut ka thënë: “ të porosis të heshtësh gjatë, të kesh moral të lartë, ngase s’ka diçka më të bukur me të cilën stolisen njerëzit se këto dyja” Po ashtu ka thënë: “njeriu me moral të lartë arrin gradën e agjëruesit dhe namazfalësit të natës” (Sahih El-Xhami 1621)
Ndonëse disa virtyte kërkojnë përpjekje të madhe dhe durim, shumica tjetër janë të lehta për njeriun dhe shërim për shpirtin mirëpo moskujdesi i njerëzve ndaj tyre është realitet. Pra, ti që synon virtytet, dije se të zotët e tyre kanë pozita të larta, kush cilësohet me to, meriton të jetë në një gradë të lartë tek Allahu i madhëruar. Pra, cilat janë ato virtyte?
1. Falja e gabimit dhe toleranca:
Falja edhe pse ka një vlera të lartë tek Allahu dhe te njerëzit, prapseprapë mungon shumë te njerëzit. Muslimani sikur të meditonte se sa shumë shpërblime dhe mirësi i ikin në mungesë të kësaj cilësie të mirë, do të pendohej shumë. Falja është një shteg i krenarisë dhe ngadhnjimit, siç ka thënë i Dërguari: “Allahu nuk i jep gjë tjetër robit që falë përveç se krenari” (Muslimi) Sekreti i të qenit të faljes çels i krenarisë qëndron në faktin se bamirësia është në shkallë. Bamirësia më e vështirë për egon është anashkalimi i të drejtave të tij, tejkalimi i padrejtësive që i janë bërë. Këtë nuk e përballon përveç një numër i vogël i njerëzve. Është e ditur se Allahu i madhëruar ka treguar që është me bamirësit, gjithashtu na ka treguar se ata që ua falin gabimet njerëzve janë bamirës, Allahu ka thënë: “dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 134) po asht ka thënë: “vërtetë Allahu është me bamirësit” (Ankebut: 69).
Të qenit e Allahut me dikë varet nga bamirësia dhe pasi falja e gabimit është ndër shkallët më të larta të bamirësisë, atëherë konstatojmë që Allahu është me bamirësin përkitazi me këtë shkallë. Të qenit e Allahut me besimtarin nënkupton diturinë, përkrahjen dhe fitoren. Kjo është e veçantë për besimtarin dhe jo për të tjerët, ndërsa të qenit me dikë me kuptimin e diturisë, kjo i përfshinë të gjitha krijesat.
Që këtu, na bëhet e qartë se falja e gabimeve është nga shtigjet më të gjëra të krenarisë, më pak e kushteushme, më e lehtë për egot në krahasim me shkaqet tjera. Kjo është arsyeja pse dijetarët e konsideruan ‘faljen’ vetë moralin e lartë.
Shejhulislam IbënTejmije ka thënë: “definicioni i moralit të lartë me njerëzit është: të mbash lidhje me atë i cili i ndërpren ato, ta nderosh e të lutesh për të, ta lavdërosh, ta vizitosh, t’i dhurosh atij që të ka privuar qoftë në dije, ndonjë dobi apo pasuri, t’ia falësh atij që të ka borxh ndonjë gjak, pasuri apo nder. Disa nga këto janë të detyrueshme ndërsa disa të tjera janë thjeshtë të preferuara.” (Mexhmuul fetava 10/658)

…(vazhdon)…
www.alimam.ws
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576