TË FOLURIT NË EMËR TË FESË ISLAME

TË FOLURIT NË EMËR TË FESË ISLAME

0 941

Të folurit në emër të fesë d.m.th të nënshkruarit në emër të Krijuesit. Gabimi më i rëndë, madje edhe se idhujtaria, është të folurit për Allahun pa dituri. Në ajetin e mëposhtëm janë rënditur gabimet duke filluar nga më i vogli: “Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.’ (A’raf: 33) Ibën Kajim El-Xheuzije
Dijetarët kanë vënduar kushte për atë që merr rolin e zëdhënësit të fesë ose ndryshe thënë për atë që jep fetfa apo bën ixhtihad.
Para se t’i përmendi disa nga ato kushte, duhet të dimë se dituria fetare ndahet në dituri elementare që nënkupton njohjen e gjërave themelore të cilat duhet t’i dijë çdo besimtar (e që është obligim individual) dhe dituri që është obligim kolektiv (farz kifaje) që bie mbi supet e dijetarëve profesionistë të disiplinave të ndyshme të sheriatit.
Të folurit në emër të fesë nuk është monopol i njerzve të caktuar por i predispozicioneve të caktuara, kush i posedon ato, ka të drejtën e të folurit në emër të fesë.
Për të dhënë konkluza që bazohen në fe (pra për të bërë ixhtihad) duhet plotësuar këto kushte:
1. Të njeh argumentet e sheriatit për të cilat do këtë nëvojë në ixhtihadin e tij siç janë ajetet dhe hadithet e dispozitave fetare.
2. Të njeh mënyrën e vërtetimit dhe kuptimit të haditheve.
3. Të njeh argumentet deroguese dhe ato të deroguarat (nasih dhe mensuh) si dhe koncenzusin, në mënyrë që të mos gjykojë me argument të deroguar apo të kundoërshtojë koncenzusin.
4. Të njeh konceptin e të përgjithshmës dhe të veçantës .
5. Të njeh gjuhën e teksteve të sheriatit dhe Usuli Fikhun
6. Të ketë aftësi për të nxjerrë dispozita nga argumentet përkatëse.
7. Të njeh realitetit rreth të cilit flet.
Siç shihet, jo çdonjëri i cili di arabisht mund të monopolizojë të folurit në emër të fesë, mirëpo jo edhe çdo intelektual, i cili mund të jetë i mirë në lëminë e tij, mund të flet në emër të fesë vetëm pse ka lexuar ndonjë libër fetar.
Për fund, dituria fetare lidhet me të gjitha lemët e jetës, me besimin, ideologjinë, kulturën, shoqërinë, ekonominë, politikën, menaxhimin, jurisprudencën e tjerë dhe feja ka fjalën e vetë në çdo situatë.

Agim Bekiri
26/03/2020

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 579