Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij ka thënë:
“Kur vdes besimtari për të qanë vendi ku ka bërë sexhde dhe vendi ku ngriten veprat e mira, pastaj e lexoi ajetin:
“Dhe për ata nuk qau as qielli as toka”. ” Që don të thotë: Kur mohuesit vdiqën për ata nuk qau as qielli as toka.
E kanë pyetur Ibn Abasin për këtë ajet “Për ata nuk qau as qielli as toka”: A qanë toka dhe qielli për ndonjërin?
Tha: Po, nuk ekziston krijesë në Tokë prej njerzëve vetëmse e ka një derë në qiell që prej saj zbret furnizimi dhe një derë që prej saj ngriten veprat e mira.”
Kur vdes besimtari mbyllet dera prej së cilës ngriten veprat e mira, pastaj kjo derë fillon të qajë sepse i mungon ngritja e veprave të mira, gjithashtu qanë vendi ku besimtari ka bërë sexhde dhe ku e ka përmendur Allahun. Populli i firaunit nuk ka lënë gjurmë të sexhdes në tokë, por as nuk kanë pasur vepra të mira që të i’u ngjiten në qiell, për këtë arsye për ata nuk qau as qielli e as toka.
Lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shtojmë sexhdet dhe veprat e mira që të kemi dëshmitarë në këtë botë dhe ahiret.
Ibn Kethiri komenti i sures (duhan /29)
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani