NDALESA PROFETIKE

NDALESA PROFETIKE

0 881

1. “Largohuni nga çdo (lëndë) dehëse!” (Sahih El-Xhami)

2. “Largohuni nga alkooli sepse ai është nëna e të këqijve” (Hakimi dhe Bejhekiu)

3. “Largohuni nga shtatë veprat shkatërruese! Pyetën: cilat janë ato o i Dërguar i Allahut? Tha: shirku (idhujtaria), vrasja e njeriut padrejtësisht, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fronti dhe shpifja” (Buhariu)

4. “Largohuni nga qëndrimi në rrugë! Thanë: o i Dërguari i Allahut, e nëse e kemi të domosdoshme? Tha: ateherë kryeni obligimin (e rrugës): ulja e shikimit, kthyerja e selamit dhe fjalët e mira” (Muslimi)

5. “Mos spiunoni dhe mos përgjoni” (Buhariu dhe Muslimi”

6. “Mos i shani të vdekurit ngase ata kanë arritur të që kanë bërë!” (Buhariu)

7. “Ruhuni nga paragjykimet sepse ato janë fjalët më gënjeshtare!” (Buhariu dhe Muslimi)

8. “Ruhuni nga risitë (në fe) sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim” (Sahih Ebu Davud)

9. “Muslimanit nuk i lejohet që ta frikësojë muslimanin” (Ebu Dvud)

10. “Ruhuni nga hyrja te gratë! Njëri nga ensarët tha: o i Dërguar, çka mendon për të afërmin e burrit? Tha: ai është vdekje” (Buhariu dhe Muslimi”

11. “Kush beson Allahun dhe botën tjetër, le të mos ulet në sofrën ku shërbehet alkooli” (Mishkatul mesabih)

12. “Mos ha me dorën e majtë sepse shejtani ha me dorën e majtë” (Muslimi)

13. “Muslimani nuk është shpifës, mallkues, i pamoralshëm dhe gojëfëlliqur” (Tirmidhiu)

14. “Mos qesh shumë ngase të qeshurit e shumtë e vdes zemrën”

15. “Erdhi një njëri te i Dërguri dhe i tha: më këshillo! Ai i tha: mos u zemëro! Njeriu e përsëriti kërkesën disa herë ndërsa i Dërguri i thoshte: mos u zemëro!” (Buhriu)

16. “Kush vetëvritet me diçka në këtë botë, dënohet me të njëjtën në botën tjetër” (Buhariu dhe Muslimi)

17. “Kush mallkon besimtarin është sikur ta ketë vrarë atë dhe kush etiketon besimtarin me kufër (mosbesim) është sikur ta ketë vrarë atë” (Buhariu)

18. “I Dërguari i Allahut e ka mallkur ryshfetdhënësin dhe ryshfetmarrësin” (Tirmidhiu)

19. “Bartësi i fjalëve nuk hyn në xhenet” (Muslimi)

20. “Kush shkon te fallxhori dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzet ditë” (Muslimi)

21. “Zvarritja e kthimit të borxhit nga i pasuri është zullum” (Buhariu)

22. “Nuk hyn në xhenet ai që ndërpret lidhjet farefisnore” (Buhariu dhe Muslimi)

23. “Ruhuni nga lakmia e tepruar sepse ata para jush i shkatërroi lakmia e tepruar”

24. “Ruhuni nga teprimi (në fe) sepse popujt para jush i shkatërroi teprimi” (Ibën Maxheh)

25. “Ruhuni nga mëkatet e përçmura ngase ato i ngjajnë një popullit të cilët ndalen në një luginë dhe njëri sjell një thupër, po ashtu edhe tjetri derisa mbledhin aq sa do e pjeknin bukën. Kështu edhe mëkatet e përçmuara, atëherë kur njeriu i vepron, shkatërrohet” (Ahmedi)

26. “Ruhuni nga dy mallkuesit e mëdhenj: kryerja e nevojës në rrugën e njerëzve apo në hijet e tyre” (Muslimi)

27. “Ruhuni nga padrejtësia sepse ajo paraqet errësira në botën tjetër” (Ahmedi)

28. “Ruhu nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi sepse mes saj dhe Allahut nuk ka pengesë” (Buhariu dhe Muslimi)

29. “Ai që mashtron nuk është prej nesh” (Muslimi)

30. “Nuk është prej nesh ai që parashikon me ogure apo parashikohet për të, që hedh fall apo që hidhet për të, që bën magji apo që bëhet për të” (Sahih El-Xhami)

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592