MORALI I DIJETARËVE

MORALI I DIJETARËVE

0 544

Shkroi: Shejh Dr. AbdulAziz El-Hudajri

Shejh Abdullah ibn Ukajli më ftoi në një aheng tek shtëpia e tij në vitin 1430 hixhri, ditën e mërkurë. Unë prezantova aty dhe u ula në oborrin e shtëpisë, atëherë hyri shejhu Abdullah ibn Xhibrin.

Ibn Xhibrini tha për Ibn Ukejlin: “Ky është shejhu im për pesëdhjetë vjet.” Ndërsa në ndërkohë, Ibn Ukejli filloi ta pyeste Ibn Xhibrinin për disa çështje fetare dhe të përfitotne dituri prej tij.

Kështu ishte morali dhe thjeshtësia e dijetarëve, Allahu i mëshiroftë.

Kush nuk e kërkon diturinë nga baza e tij, nuk e vlerëson gjunjëzimin para dijetarëve të devotshëm, nuk përfiton nga karakteri dhe durimi i tyre para se të merr diturinë prej tyre dhe nuk edukohet me edukatën e tyre, atëherë mos të habitet nga mospërputhjet dhe të metat e shumta, mungesa e turpit dhe prezenca e hipokrizisë së tij.

Pjesa jote e diturisë është po aq sa ti jep nga koha jote në lexim, hulumtim dhe shkrim.

Nëse e jepni tërë kohën, ai do t’ju japë një pjesë të tij!

Takova Shejh Dr. Ibrahim Es-Subajhin dhe shqyrtuam disa çështje. Në bisedë e sipër, ai ma përmendi kolegun dhe shokun e tij Shejh Abdullah El-Feuzan duke më treguar për ditët kur ata ishin studentë në universitet.

Ai më tha: “Ai (Abdullah El-Feuzani) ishte një nga studentët më të mirë që u emërua dhe kishte krijuar një konzervim (ruajtje me kujdes) të kohës së tij. Ai nuk merrte shënime nga të tjerët bazuar në veten e tij.”

Shejh Dr. Ibrahim Es-Subajhi, Allahu e mëshiroftë, më mësoi në vitin 1417 hixhri, në Universitetin Imam Es-Saud në vitin e katërt, lëndën e hadithit.

Unë e pyesja atë për hadithe në ligjëratë dhe pas ligjëratës, por ai më ndërpriste dhe më thoshte: “Pyete Shejh AbdulKerim El-Hudajrin dhe gjithë të tjerët që janë në universitet.”

Ibn Battah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Isha tek Ebi Umer Ez-Zahidi dhe ai u pyet për një çështje kështu që unë fillova të përgjigjem dhe ai u kthye dhe më tha: “Ti i di kuriozitetet e mbuluara?!”

Do të thotë: “Ti je kurioz dhe më bën të turpërohem.”

Më vizitoi Shejh AbdulKerim El-Hudajri, Allahu e ruajt, brenda një viti kur unë kisha një mësim. Kur ai hyri në klasë, studentët filluan të pyesin dhe intervistojnë në prani të shejhut në mënyrë që të përfitojnë prej tij. Njëri nga studentët e pyeti shejhun dhe pyetësi u përgjigj. Pyetësi ishte më i vogli në atë tubim!

Para disa viteve e pashë Shejh AbduRrahman El-Berrakun të cilin e vizitoi Shejh AbdulKerim El-Hudajri pasiqë ky i pari ishte sëmurë. Shejh Berraku u ul pranë Shejh Hudajrit dhe u përgatit që t’i bëhej rukje (kurim me Kur’an) nga Shejh Hudajri. Iu largua pak vështirësia dhe Shejh Hudajri ndërpreu, por Shejh Berraku insistoi. Shejh Hudajri heshti dhe më pas e fryu.

Nga gjërat e bukura që pashë te shtëpia e shejhut tonë AbdulKerim el-Hudajri është se: kurdoherë që njëri nga fëmijët e tij i shërbente atij, shejhu lutej për të dhe e falënderonte atë, edhe nëse ishte i vogël”

Unë jam nderuar edhe me shoqërimin e Shejh Muhammed ibn Salih El-Uthejminit, Allahu e mëshiroftë. Kur e mbaroi një ligjëratë në hapësirën e Qabes, zbritëm dhe u ndalëm tek uji i Zemzemit. Ai më tha: “Mbush (gotën me ujë)!” Unë i dhashë një gotë dhe ai piu, ia mbushja gotën dhe ai pinte derisa piu tre gota me ujë Zemzemi dhe ai ishte akoma në këmbë.

Argument: Ekziston kapitull i veçantë mbi lejueshmërinë që uji i Zemzemit të pihet duke qenë në këmbë: Transmetohet nga Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, se ka thënë: “Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i dhashë të pinte ujë Zemzemi dhe ai piu duke qëndruar në këmbë.” [Muttefekun alejhi].

Shejh AbdulKerim El-Hudajri tregon: “Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, gjysëm ore para se t’i vinte vdekja dhe kërkoi të merrte abdest dhe ia mbathën këpucët e tij duke e mbathur fillimisht të majtën pastaj të djathtën. Por, pastaj i zbathi dhe filloi me të djathtën pastaj mbathi të majtën. Kjo, për shkak hadithit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Kur të vishet ndonjëri prej jush, le të fillojë nga e djathta dhe kur t’i heq rrobat, le të fillojë nga e majta. Le të jetë e djatha e para që vishet dhe e fundit që zhvishet.” [Muttefekun alejhi].

Lus Allahun e Madhëruar që gjithë juve t’ua zgjate jetën që ta adhuroni dhe t’i nënshtroheni Allahut, si dhe ta bekojë jetën tuaj.

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592