23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 158

1. E mira kthehet me të mirë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قَالَتْ إِنَّ أَبِي يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا

“Ajo tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” (Kasas; 25).

Kthyerja e të mirës me të mirë afron dhe zbutë zemra mes njëri tjetrit si dhe largon përmendjen e atij që të ka bërë mirë.

El Iz Ibn Abduselam, rahimehullah Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.205

2. Vëllezëria në Islam! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قَالَ إِنَّ فِيهَا لُوطًا ۚ قَالُوا نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَنْ فِيهَا ۖ لَنُنَجِّيَنَّهُ وَأَهْلَهُ إِلَّا امْرَأَتَهُ كَانَتْ مِنَ الْغَابِرِينَ

“Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit.” (Ankebut; 32).

Katade, rahimehullah, ka thënë; ” Nuk ndodh ndryshe pos duke dëgjuar dhe shikuar se si është i mëshirshëm muslimani për vëllain e tij musliman.”

Ed durrul Menthur; 6/462

3. Sprovat! Libri i Allahut na mëson se patjetër do të sprovohet çdokush që pretendon se ka iman(besim);

Allahu , xhele ue ala, ka thënë; أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (Ankebut; 2-3).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 3/212

4. Vëllezëria në Islam! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; قَالَ سَنَشُدُّ عَضُدَكَ بِأَخِيكَ وَنَجْعَلُ لَكُمَا سُلْطَانًا فَلَا يَصِلُونَ إِلَيْكُمَا ۚ بِآيَاتِنَا أَنْتُمَا وَمَنِ اتَّبَعَكُمَا الْغَالِبُونَ

“(Allahu iu përgjegj) Tha: Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë.” (Kasas; 35).

Vëllezërit e tu në Islam janë krahu yt i djathtë për të arritur synimet dhe suksese tua në jetë. Andaj, shpeshtoj shokët dhe vëllezërit e tillë si dhe mos u largo prej tyre.

Dr. Abdurrahman Esh Shihrij

5. Shenjat e arrogancës! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; أَتُرِيدُ أَنْ تَقْتُلَنِي كَمَا قَتَلْتَ نَفْسًا بِالْأَمْسِ ۖ إِنْ تُرِيدُ إِلَّا أَنْ تَكُونَ جَبَّارًا فِي الْأَرْضِ

“A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se do të bëhesh arrogant n tokë.” (Kasas; 19).

Ebu Imran el Xhuveni, rahimehullah, ka thënë; ” Shenja më e madhe e njeriut arrogantë dhe zullumqarë është mbytja e krijesave të Allahut me pa të drejtë (pa hak).”

Ed durrul Menthur; 6/401

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...