Pyetje: Lexova se namazi me xhemat nuk është obligim, përderisa njeriu e falë atë qoftë në shtëpi apo shitore.
Përgjigje: Kjo fjalë nuk është e vërtetë, gjegjësisht ky mendim është i gabuar. Namazi me xhemat është obligim për çdo musliman i cili e dëgjon ezanin; I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush e dëgjon thirrjen (ezanin), e nuk vjen, nuk ka namaz, përveçse me arsye!”[1]. Vallë, përse janë ndërtuar mesxhidet dhe bëhet thirrja për namaz?! Vallë, çfarë domethënie ka fjala e muezinit: “Ejani në namaz!”?! Pëkërisht ka këtë kuptim: Ngutuni e nisuni për në namaz! I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, asnjëherë s’e ka lënë namazin me xhemat, përveçse kur ka qenë i sëmur, e që i është bërë e vështirë dalja në xhemat. Sahabët i mirrnin pleqët dhe të sëmurit duke i mbajtur për krahë derisa i shtinin në rreshtin e xhematit, e që Abdullah ibën Mes’udi ka thënë: “Kemi parë se nuk shmangej nga namazi me xhemat përveçse një hipokrit, që i dihej hipokritëzia”[2]. E, kush është ai që, megjithë këto argumente, ai prap thotë se namazi me xhemat nuk është obligim?! Argumenti është në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e jo në fjalën e atij që e kundërshton atë.
Shejh Dr. Salih El-Fevzan[3]
Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
[1] Sahih – Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (793), Hakimi në “Mustedrek” (245/1), e të tjerë. Ngjashëm e shënon edhe Tirmidhiu në “Sunen” (217), Ibën Hibani në “Sahih” (2064), Bejhakiu në “Es-Sunenu’l-Kubra” (56/3), Bezari në “Musned” (3157), Taberaniu në “Muëxhemu’l-kebir” (12266), e të tjerë. E ka vlerësuar për sahih Shejh Albani në “Sahihu’l-Xhami” (6300), “Irvau’l-galil” (2/337), “Sahihu’t-Tergib” (426), “Sahihu ibni Maxhe” (652), etj., Shejh Bin Bazi, siç gjendet në “Mexhmuu fetava ibni Baz” (12/17, 30, 32, 37, 39, 40, 58, 67), Mundhiriu në “Et-Tergib ve’t-Terhib” (1/353), Ibën Kajjimi në “Es-Salatu ve hukmu tarikiha” (92), Ibën Haxheri në “Bulugu’l-meram” (114), “Et-Telhisu’l-habir” (2/527), e të tjerë. Sh. P.
Shënon Muslimi në “Sahih” (656). Sh. P [2]
[3] Nga faqja zyrtare e shejhut.