Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibn Hattab (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe çdo njeriu i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kështu, kush migron për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, migrimi i tij është për Allahu dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush migron për të arritur disa të mira të kësaj bote apo për t’u martuar me ndonjë femër, migrimi i tij është për atë që ka migruar.” (Mut-tefekun alejhi).
Kuptimi i hadithit:
Fjala nijet nënkupton qëllimin, që vendi i saj është zemra. E që secili besimtar e ka për detyre që nijeti i tij të jetë i sinqertë për hir të Allahut të madhëruar dhe atë në të gjitha ibadetet (adhurimet) tona.
Kështu njeriu duhet të bëjë nijet tre gjëra:
1.Nijetin e ibadetit
2.Nijetin që të jetë për hir të Allahut, dhe
3.Nijeti që ai këtë e ka bërë për ta zabtuar një prej urdhrave të Allahut.
Kështu përshembull, tek namazi, së pari ë bëjmë nijet namazin, ku e përcaktojmë se a është namazi i drekës apo i ikindisë, është namaz farz apo nafile. Se dyti e bëjmë nijet që këtë namaz ta bëjmë vetëm për hir të Allahut, e asnjëherë për t’u përmendur e për t’u lavdëruar, e as për të rritu diç nga interesat e kësaj bote, dhe së treti ta bëjmë nijet se falemi për të quar në vend urdhërin e Allahut (أقِمِ الصلاةَ) (وأقيموا الصلاة وآتوا الزكاة).
Nijeti pra është bazë e fjalëve dhe veprimeve tona, që ato të jenë të pranuar dhe të shpërblyera nga Allahu.
Fillimi i hadithit: Vërtet, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe çdo njeriu i takon ajo që ka pasur për qëllim.
Pjesa e parë flet për shkakun (kushtin) ndërsa pjesa e dytë flet për rezultatin.
Dhe se nuk ekziston vepër apo fjalë pa nijet.
E njerëzit dallojnë nga njëri tjetri në vepra varësisht prej dallimi të tyre në çështjen e nijetit.
Saqë dijetarët thonë se ky hadith ngërthen në vete gjysmë e fesë, e që është pejsa e brendshme.
Dhe në fund i dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) na e jep një shembull rreth nijetit, përmes hixhretit.
Hixhreti mun dtë jetë një tre forma: hixhret i veprës, hixhret i vepruesit dhe hixret i vendit.
E para është që të braktiset nga besimtari çdo ndalesë që ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, t’i braktis mëkatet. Sikru që përmendet në hadith: Muhaxhir është ai i cili braktis atë që ka ndaluar Allahu. E shënon Buhariu.
E dyta është braktisja e vepruesit, që nënkupton të braktis njeriu personin i cili haptas vepron mëkate, e që nëse largimi prej tij është në dobi dhe për të mirën e tij, atëherë duhet larguar prej tij.
Dhe e treta, hixhreti i vendit është kur njeriu emigron nga një vend në një vend tjetër, për hir të Allahut, në një vend ku nuk ka mëkate, shthurje rrezik nga devijimet e rreziku nga braktisja e fesë, nga një vend ku nuk të mundësohet manifestimi i ritualeve fetare, në një vend tjetër të përshtatshëm dhe shoqëri të drejtë islame.
Tema e nijetit është një temë e gjërë dhe shumë e domosdoshme për secilin prej nesh.
Lusim Allahun të na pajis me sinqeritet në fjal dhe në vepra dhe me pasim të fjalëve të Allahut e sunetit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem).
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli