Etika e kundërshtimeve dhe e kundërta e etikës

Etika e kundërshtimeve dhe e kundërta e etikës

0 641

Në skenën tonë shoqërore islame na mungojnë tre lloje të etikës:

1. Etika e kundërshtimeve.

2. Etika e këshillave.

3. Etika e dialogut.

Fillimisht, njerëzit kanë më shumë gjëra të përbashkëta, ku ndajnë të njejtin mendim, e në tjera dallojnë mes vete, e që dallimet në opinione janë rezultat i natyrshëm, të cilat vijnë si pasojë e kuptimeve të ndryshme, intelekteve të ndryshme dhe niveleve të ndryshme të të menduarit.

Ajo që është e panatyrshme dhe e papranueshme është kur dallimi i opinioneve tona bëhet një derë drejt mosmarrëveshjeve, një çelës për armiqësi dhe një shkëndijë që ndez zjarrin e përçarjes dhe prishjes së raporteve.

Njerëzit që kanë mendje të shëndoshë vazhdojnë të mospajtohen mes vete dhe dialogojnë brenda kufijve të (mendjes), pa arritur efekte negative të mosmarrëveshjes së tyre në zemër.

Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se njerëzit doemos do të kenë mospajtime dhe ata besojnë me bindje të plotë se: “Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një umet. Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete)” [Hud: 118]”

A nuk është mirë të jemi (vëllezër) edhe nëse nuk jemi të pajtimit me njëri-tjetrin në ca çështje?!” Siç thotë Imam Shafiu.

Mosmarreveshja ime me ty o vella, apo mospajtimi me opinionin tënd nuk do të thotë që të urrej ose se po përbuzi logjikën tënde apo se unë përçmoj mendimin tënd, të dua vëllai im edhe sikur të kalojmë gjithë jetën në mospajtime, fakti që unë nuk pajtohen me ty, kjo nuk ta bën ty të lejuar nderin tim apo të familjes time, e as që të bëhet i lejuar përgojimi, dhe nuk të lejohet ndërprerja e raporteve me mua.

Mendimet, vëlla:

• janë për t’u shfaqur jo për t’u imponuar.

• mund të informosh, por jo edhe të detyrosh.

• fjalët e tua mund ta plotësojnë bisedën por nuk të japin të drejtën për kacafytje e rrahje.

Në përfundim:Kur të përmirësojmë mënyrën se si kundërshtohemi, ne do të përmirësojmë mënyrën se si zhvillohemi.

Disa prej nesh janë të mirë në etikën e mosmarrëveshjeve, ndërsa disa të tjerë duan të kundërtën e etikës.

Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 588