Lute Allahu për mirësi, falje e mëshirë

Lute Allahu për mirësi, falje e mëshirë

0 405

“I Dërguari (alejhi selam) vizitoi një musliman i cili ishte dobësuar si një zog pule dhe e pyeti nëse ai i ishte lutur Zotit apo ka kërkuar diçka.  Ai i tha: Po, thoja: “O Zot, me atë që dëshiron të më dënosh në botën tjetër, më dëno më parë në këtë botë,”i Dërguari i tha: “SubhanAllah! Nuk mundesh, ose, nuk je në gjendje ta përballosh atë.” Pastaj i tha: më mirë të thoje: “O Zot na jep të mira në këtë botë, dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”.

[Enesi] tha: Personi e luti Allahun dhe Allahu e shëroi.

E shënon Muslimi

Kuptimi i hadithit

I dërguari ﷺ, vizitonte të sëmurët, interesohej për të tjerët, ua mësonte çështjet e fesë, dhe i mësonte kur gabonin. Si në këtë rast kur ai hetoi se nuk ishte në rregull diç me këtë person, ngase i ishte pranuar lutja tij,  e ai e përmirësoi këtë lutje të tij me lutjen Kuranore, që çdo e mirë që ekziston në dynja e në ahiret të na e dhuron Allahu, e të na mbrojë nga dënimi. Allahu ia pranoi lutjen dhe e shëroi.

Dobi nga hadithi

01) Nuk bën që njeriu të kërkojë sprovë, fatkeqësi a sëmundje

02) Besimtari duhet të kërkojë çdo mirësi nga Allahu.

03) Vizita e të sëmurit është prej etikës islame.

04) Mund të pyetet i sëmuri për arsyen e sëmundjes me gjasë ta informojë për mjekimin e duhur.

05) Thënia: SubhanAllah, kur na çudit diç.

Përktheu: hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 333