Disa e ndiejnë veten më të çmuar vetëm pse i takojnë racës së bardhë?

Disa e ndiejnë veten më të çmuar vetëm pse i takojnë racës së bardhë?

0 1533


Pyetje: Disa e ndiejnë veten më të çmuar vetëm pse i takojnë racës së bardhë?

Përgjigje: Të gjitha këto dallimae mes njerëzve Allahu i Madhëruar i ka bërë me urtësinë e Tij të pakufishme dhe askund nuk na ka njoftuar, se raca e bardhë e çmon njeriun ndaj racës së zezë, por është diçka tjetër që e dallon njeriun prej njeriut. Këto dallime janë argumente të Allahut rreth të cilave duhet të meditohet.

Në suazat e ajeteve që flasin për këtë temë, i Dërguari i Allahut e ka edukuar gjeneratën e sahabëve. Kur u ligjësua ezani, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e urdhëroi Bilalin ta thërresë ezanin. Kur u ngjit Bilali radijallahu anhu ta thërresë ezanin, e ai ishte etiopian i racës së zezë, Muadhi radijallahu anhu tha: A ky i biri i të zezës do të na thërresë për në namaz?!… Pejgamberisal-lallahu alejhi ue selem u zemërua shumë dhe i tha: “Ti, o Muadh, ke ende mbeturina të xhahilijetit”. Pastaj Muadhi u pendua dhe kërkoi nga Bilali që t’ia falë. Pra, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem e ka theksuar se ky dallim, nëse shihet si nënçmim, i takon xhahilijetit, injorancës. Islami e dënon këtë lloj dallimi. Po ashtu Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem nuk e ka lejuar që në mesin e muslimanëve të bëjnë dallim sipas racës dhe ka thënë: “O njerëz, Zoti juaj është Një, babai juaj është një, dijeni se arabi nuk ka dallim me joarabin, as joarabi me arabin, as i kuqi me zezakun dhe as zezaku me të kuqin, përveçse në devotshmëri”.[1]

[1] Sahih ligajrihi, shih: Sahihu Tergib nr. 2964