A mund të agjëroj gjysmën e ditës?

A mund të agjëroj gjysmën e ditës?

0 1487

Pyetje: Hoxhë a bën të agjëroj vetëm gjysmën e ditës agjërim nafile, p.sh me u ngrit ne mëngjes dhe të agjëroj pjesën e ditës që ka mbetur, nëse bën a mund të sjellësh një hadith, argument? Allahu ua shtoftë diturin.

Përgjigje: kur agjërimi është detyrim, për shembull, agjërimi i ditëve të Ramazanit, agjërimi i zotuar apo agjërimi i shpagimeve të ndryshme, atëherë doemos duhet bërë nijetin gjatë natës para se të përfundojë koha e syfyrit e që quhet imsak. Nëse agjërimi është vullnetar mund që të fillosh agjërimin edhe gjatë ditës me kusht që të mos kesh ngrënë pas imsakut. Argument për këtë është hadithi i Aishes e cila thotë: ” Një ditë, hyri te ne i Dërguari dhe pyeti: a ka diçka për të ngrënë? I thash: jo. Atëherë unë jam agjërues, tha ai.” (Muslimi)

d.m.th. prej momentit kur bën nijetin për të agjëruar të llogaritet adhurimi kurse para asaj nuk llogaritet adhurim. Allahu e di më mirë!