Pyetje: Nëse dikush i dhuron ca para ndonjë të varfëri që ta kryejë i varfëri haxhin e tij personal obligativ, a i llogaritet shpërblimi i njëjtë dhuruesit të parave apo jo ? Si dhe, a është më mirë që ky t’i dhurojë ca para dikujt që ta kryejë haxhin vullnetar për të (për dhuruesin e parave) apo t’i dhurojë ndonjë të varfëri ca para për kryerjen e haxhit obligativ?
Përgjigje: Po, inshallah dhuruesi i parave (sepse dhuruesi i parave e ka kryer haxhin e tij obligativ më herët) do të shpërblehet me sevape të njëjta, nëse ia dhuron fukarasë paratë për kryerjen e haxhit obligativ.
Sepse, pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e përgatit një ushtarë ai veçse ka luftuar (ka marrë shpërblimin).” (Buhariu: 2843 dhe Muslimi: 1895).
Dhe haxhi është lloj nga llojet e xhihadit. Dhe më sevap është që t’i dhurohen parat fukarasë që fukaraja ta kryej haxhin e tij personal obligativ, sesa t’i dhurohen parat dikujt që ka kryer haxhin obligativ, por të shkon sikur bedel për dhuruesin e parave për kryerjen e haxhit vullnetarë.
Në rastin e parë dhuruesi i parave do ta merr shpërblimin më të madh sesa në rastin e dytë, sepse po ia mundëson vëllait të tij fukara kryerjen e haxhit obligativ, njërën shtyllë nga shtyllat e islamit.
Burimi: Mexhmu’ul fetaua ue resail: vëll.21/fq.108.
Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad Shabani