Allahun e falënderojmë që e shpalli islamin fe mëshire dhe mesatare , si dhe salavatet qofshin mbi Muhamedin të dërguarin e Allahut i cili u dërgua mëshirë për botrat. Në këtë tekst do të flasim për një dukuri negative që është përhapur tek disa njerëz , e ajo është të shpallurit qafir muslimanit duke gjykuar mbi persona, për pak e për shumë. Kështu që duke e parë rëndësinë e madhe të kësaj teme, pra gjykimi për ndonjë person të veçantë se është qafir,nga ky gjykim i rrezikshëm pasojë vjen se : ky person ka dal prej islami, lejohet gjaku i tij, malli i tij, prishet niqahu i tij poqë se është i martuar me grua muslimane, në qoftë se vdes nuk i lahet xhenazja e as që qëfinoset, nuk i falet namazi i xhenazës ,nuk varroset në varrezat e muslimanëve dhe ky person poqëse vdes në këtë gjendje është përgjithmonë në zjarr të xhehenemit.
Andaj dije se të shpallurit qafir të muslimanëve, është një nga cilësitë e havarixhëve, grupacion nga grupacionet e devijuara të cilët shpallin pabesimtarë muslimanët nga shkaku se ata bëjnë mëkate të mëdha. Andaj kjo cilësi po shihet tek disa muslimanë të cilët e vazhdojnë rrugën e tyre duke i shpallur besimtarët qafira pa kurrfarë argumenti ose e tregojnë argumentin duke e keqkomentuar ose këtë argument e vendojnë në vend të gabuar ose gabojnë në argumentim kjo ndodh si pasojë e mosdijes dhe moskuptimit të qëllimeve të sheriatit. Këto persona as që janë persona kompetent për një gjë të tillë nisur nga kjo dijetarët nuk kanë toleruar të flet dikush në këtë çështje pasi që është diçka shumë e rrezikshme pra bisedohet për atë së a është personi në xhehenem apo në xhenet personi që akuzohet. Ajo çka është më e rrezikshme është se mashtrohen manipulohen disa besimtarë të sinqertë të cilët bien pre e disa personave që ju japin kompetenca besimtarëve të thjesht ti shpallin njerëzit qafira ku si pasojë e kësaj vijnë vrasjet vjedhjet e ndryshme nëpër muslimanë duke e bërë të lejuar gjakun dhe pasurinë e tyre pasi që i nxjerrin nga islami. Ndërsa në vijim shiqo vëlla i dashur se çka thotë islami për një vepër të tillë dhe si e trajton atë :
I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Cilido njeri që i thotë vëllaut të tij besimtarë : ”O qafir, atëherë njëri prej tyre është qafir, në qoftë se një gjë e tillë është e vërtetë mirë e në qoftë se nuk është, atëherë i kthehet fjala thënësit të saj.”[1]
Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Kush betohet në milet tjetër pos islamit rrejshëm ai është ashtu siç ka thënë ndërsa ai i cili e mbyt veten e tij me diçka në këtë botë do të dënohet me të në ditën e gjykimit, ai i cili e bën lanet – mallkon, besimtarin është njëjtë sikur me e vrarë atë, ai i cili gjuan besimtarin me kufër – se ka bërë kufër, kjo është sikur me e vra atë.”[2]
Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Kush e shpall dikënd se ka ra në kufër apo i thotë: O armik i Allahut, e një gjë të tillë ai person nuk e meriton, atëherë i kthehet atij i cili e ka thënë.”[3]
Kuptimi i hadithit është se fjalën të cilën e thotë folësi i kthehet atij që e ka thënë,
Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kur ndonjë njeri e akuzon një njeri tjetër së është mëkatarë ose se ka rënë në kufër, kjo fjalë i kthehet thënësit të saj në qoftë se i akuzuari nuk e meriton një gjë të tillë.”[4] Ky lloj kufër që ceket këtu është siç njihet tek dijetarët “kufër dune kufër” i cili nuk e nxjer nga feja personin derisa nuk e bën hallall një gjë të tillë.
Kështu që nuk lejohet të bëhet tekfir (qafir) besimtari vetëm se ku të përmbushen kushtet për ta bërë qafir si dhe të largohen pengesat tek ai person ,madje përveç asaj të shpallurit e dikujt kafir ju takon njerëzve të ditur fortë.
Për këtë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Do të dalin disa njerëz të cilët e lexojnë Kuranin ,i cili nuk ju kalon më poshtë fytit të tyre, i luftojnë muslimanët dhe i lënë politeistët, këta do të dalin prej islamit siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se unë i mbërij ato, do ti luftoj si është luftuar populli i Adit.”[5]
Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Para kijametit (në ahir zeman) do të dalin disa njerëz me moshënjomë dhe mendjelehtë, do të flasin fjalë më të mira në tokë, do ta lexojnë Kuranin i cili nuk do t’ju kalon më poshtë se fyti (pra nuk ju hyn në zemër) do të dalin nga feja siç del shigjeta prej harkut, në qoftë se i arrini luftoni ata, sepse lufta ndaj tyre ka shpërblim, për atë që i lufton ata tek Allahu në ditën e kijametit.”[6]
Po ashtu nuk ka diskutim se përgjegjësinë e vrasjes së tyre e merr udhëheqësi i muslimanëve ,e si pasojë e tekfirit vinë akte shkatërruese dhe fitne, sprova shkatërruese si në vijim:
– Prej pasojave të mëdha që i sjell tekfiri është : Nënçmimi i dijetarëve dhe poshtërimi i tyre si dhe të folurit për nderin e tyre, pa dyshim se kjo është rrezik i madh, i cili gjithashtu shtyn në përçarje bashkësinë muslimane. Po ashtu i bën njerëzit të rebelohen ndaj dijetarëve, gjykatësve, udhëheqësve, valive e tjerë.
Për këtë arsye Sehl ibn Abdullah Et-Tusturiu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Njerëzit do të jenë mirë përderisa e respektojnë sulltanin dhe dijetarët, në qoftë se ata i respektojnë këto dy lloj njerëzish Allahu atyre do tua përmirëson dunjanë dhe ahiretin, e poqë se nuk i përfillin këta dy grupe njerëzish atëherë Ai do tua prish atyre dunjanë dhe ahiretin e tyre.[7]
Tregohet për Ibn Asakirin-Allahu e mëshiroftë, se ka thënë : Mishi i dijetarëve është i helmuar kurse ligj i Allahut është : ti poshtëron para tjerëve ata njerëz që flasin keq për dijetarët, andaj ai i cili e lëshon gojën e tij duke folur keq për dijetarët, Allahu atë person do ta sprovon para vdekjes së tij me vdekjen e zemrës së tij. – Allahu na faltë!
– Prej fesatit që ndodh nga shkaku i tekfirit është: Marrja e guximit për të dhënë fetva nga njerëzit që janë injorantë dhe të paditur duke mos patur dituri për një gjë të tillë kurse Allahu i Lartësuar thotë: “ Mos ju qas asaj për të cilën nuk ke dije.”[8] Gjithashtu Allahu e ka bërë obligim që për çështjet që nuk i dimë ti pyesim dijetarët duke thënë:” Pyetni ata që dinë për atë që ju nuk e dini.”[9]
– Po ashtu prej krimeve të rrezikshme që i sjell tekfiri është edhe : Vrasja e besimtarëve të pafajshëm, ndërsa Allahu i Lartësuar ka ndaluar nga një gjë e tillë duke thënë: ”Kush e vret një besimtarë me qëllim, ndëshkimi për të është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë si dhe Allahu është i hidhëruar me të dhe do ta mallkon atë dhe atij i ka përgatitur një dënim të madh.”[10]
– Ndërsa nga gjërat më të shëmtuara që i sjell tekfiri është : Fesati, çrregullimi në tokë, Allahu thotë në Kuran :”Mos bëni çrregullime në tokë pasi ajo është vënë në rregull.”[11] Po ashtu Allahu thotë:” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (pse në botën tjetër gjykon Ai që e di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun Dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. [12] E posa të kthehet, ai në tokë vepron të bëjë shkatërrim në te, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin).”[13]
– Gjithashtu prej pasojave të këqija dhe të rrezikshme është futja e frikës tek muslimanët, kjo bazuar në hadithin e Ebu Hurejres -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : Ebul Kasimi-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Kush ia drejton vëllait të tij armën, atë e mallkojnë melaiket derisa ta ul armën edhe nëse e ka vëlla prej babe dhe nëne.”[14]
Po ashtu i Dërguari i Allahut- paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Tw mos bwj nishan ndonjëri prej jush drejt vëllait të tij me armë, sepse ndoshta shejtani e luan dorën e tij dhe kjo e bën atë person të hyn në gropë të zjarrit.”[15]
Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Nuk i lejohet besimtarit ta frikëson, trishton besimtarin.”[16]
– Po ashtu prej pasojave fatale që sjell tekfiri është: Shkatërrimi i pasurisë dhe i vendeve qofshin ato shtetërore apo private, tokave të pluguara, bimëve të ndryshme e kështu me radhë, kjo është mëkati i madh dhe çrregullim në tokë, sepse i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ”Me të vërtet gjaku juaj, pasuria juaj janë të shenjta për ju si shenjtëria e kësaj dite, këtij muaji dhe i këtij vendi.”[17]
Andaj pas këtyre ajeteve dhe haditheve ki kujdes vëlla i dashur dhe mos u ngut se Allahu nuk na ka nxjerr në dunja për ti gjykuar njerëzit dhe për tu marrë me të tjerët apo të marrim për sipër punë që nuk na takojnë neve. ”Muslimani është thirës në rrugë të Allahut e jo gjykues i tjerëve “ dhe dije se po gjykove drejt ndaj dikujt ,Allahu do të marrë në llogari për atë gjykim ,prandaj ki kujdes, e poqë se nuk gjykon mbi dikë nuk të merë në përgjegjësi. Andaj Ibn Kajimi thotë : Allahu kur e do dikë ia çel rrugën për të bërë vepra të mira ndërsa kur nuk e do e bën të merret me veprat e të tjerëvë. Në fund Allahun e lusim të më bekon mua dhe juve me Kuranin Famëlartë, më dhashtë dobi me të mua dhe juve me ajetet dhe përkujtimin e urtë që ka në të i them këto fjalë pastaj kërkoj falje nga Allahu për mua dhe ju madje edhe për gjithë besimtarët, kërkoni falje nga Allahu sepse me të vërtetë Ai është Falës e pranon pendimin tuaj, Ai është i Mëshirshmi, Mëshiruesi.
Referencat:
1 – ”Davabitu-tekkirul-muajen, të autorit akademikut : Abdullah ibn Abdulazizi El-Xhibrin, Profesor në fakultetin mualimin të Rijadit. Këtë libër e ka lexuar dhe ka dhënë për të lavdatë: dijetari Abdullah ibn Abdurahman El-Xhibrin si dhe dijetari Abdulaziz ibn Abdullah Er Raxhihij, njëashtu këtë libër autori e ka lexuar para dijetarit Abdurahman ibn Nasir El-Berak.
2 – “El-udhru bil-xhehli tahte mixhheri sherij ”, të autorit Ebu Jusuf Mid-hat ibn El-Hasen Alu Feraxh, me parathënie të dijetarit Abdullah ibn Abdurahman El-Xhibrin i cili thotë për këtë libër: ky libër është më përmbledhës në këtë kaptinë.
3 – “Aridul-xhehl ve etheruhu ala ahkamil itikad inde ehlu suneti vel xhemati”,të autorit : Ebu El-ala ibn Rashid ibn Ebij El-ula Erashid me kontroll lavdatë të dijetarit Salih ibn Feuzan El-Feuzan, anëtarë në komisionin e dijetarëve të mëdhej të Arabisë Saudite si dhe anëtar i komisionit të përhershëm për hulumtime diturie dhe fetfa.
4 – Fetava Ibn Baz.
5 – Fetava Ibn Uthejmin.
6 – Fetava lexhnetu daime.
7 – Hutbeja e xhumasë me temë : “Hataru tekfir ve fesadu-tefxhir” të Dr.Seid ibn Alij ibn Vehf El-Kahtani .
8 – www.islamqa.com
9 – Mexhmua të dijetarit Abdulmuhsin Abad.
10 – Durusu Muhamed Muhtar Eshenkiti.
[1] Transmeton Muslimi nr.60.
[2] Transmeton Buhariu nr. 6047.
[3] Transmeton Muslimi nr.61.
[4] Transmeton Buhariu nr. 6045.
[5] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 3344, Muslimi nr. 1064.
[6] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 5057, Muslimi nr. 1066
[7] Tefsirul Kurtubiu 5/262, “El-Humetu fi bejanil-menaxheh” të el-Asbahanit, 2/409
[8] Isra:36
[9] Nahl:43
[10] Nisa:93
[11] Araf:56
[12] Transmetohet nga Aisha r. a. : I Dërguari i Allahut tha: “Njeriu më i urrejtur te Allahu është ai që më së tepërmi i nxit kundërshtarët. ” (Sahihul-Buhari, vëll. 3, had. 637).
[13] Bekare:204-205
[14] Transmeton Muslimi nr. 2616
[15] Transmeton Muslimi nr. 2617
[16] Transmeton Ebu Davudi nr. 5004, Albani e ka bërë hadithin sahih 3/428
[17] Transmeton Muslimi nr. 2064