A je me të vërtetë i lumtur?
Është pyetje që nuk është për qëllim përgjigjja me pohim ose mohim, por qëllim është të tërhiqet vëmendja nga harresa apo pakujdesia, që të meditojnë në ndonjë gjë që i shtyn të marrin hapa konkrete të shpejta. Edhe unë jam prekur nga lloji i këtyre pyetjeve, atëherë më lejo të ndihmoj- e ti je më primar për tu ndihmuar- me disa fakte që të ndihmojnë ty që të zgjidhësh – ndonëse edhe përfaqësish- përgjigjen e kësaj pyetje, e në bazë të saj të përcaktosh çfarë duhet të veprosh që të arrish kënaqësi dhe lumturi, për rininë që të ka mbetur.
Ndoshta pajtohesh me mua, se lumturia e botës tjetër nuk arrihet pos me përmirësimin e marrëdhënieve me Zotin tënd të Lartmadhëruar, e ndoshta kjo të bën të vendosësh në veten tënde përmirësimin, dhe afrimin tek Allahu pas realizimit të qëllimeve tua të kësaj bote, si diplomimin, punën, martesën, ndërtimin e shtëpisë dhe stabilitet material dhe familjar. Mirëpo unë mendoj në mënyrë të palëkundshme se kjo ty të mungon plotësisht apo pjesërisht që vet ky besim dhe afrim tek Allahu është shkak i lumturisë tënde tash, bile që të kesh sukses në gjitha planet e tua të ardhme.
Nëse mediton me mua në ajetet e Kuranit do të jetë e qartë kjo çështje, medito rreth fjalës së Allahut: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Nahl, 90). Vëren se jeta e mirë pra e lumtur është për qëllim lumturia në dynja ngase fjala për ahiretin ka ardhur veçmas, në fjalën e Allahut: “E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.” (Hud, 3). Po Allahu ka marr përsipër të mundësoj lumturinë edhe atyre që u është bërë padrejtësi dhe janë obliguar të shpërngulen nga vendet e tyre, që është një shkak i vuajtjes tek shumë njerëz, në fjalën e Allahut: “Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t’u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).” (Nahl, 41).
Përmenda disa ajete tw Kuranit, ngase ky realitet mund të mungon te disa të mençur, ashtu siç je edhe ti.
Edhe pse disa të rinj nuk binden pos pasi ti veprojnë, atëherë ne i thërrasim, dhe të thërrasim edhe ty nëse je prej atyre, që të fillosh seriozisht në përkushtim ndaj Allahut. Një përkushtim jo sipas metodës së përvojës që të vërtetohet çështja, ngase fjalës së Allahut nuk i vihet dyshimi, por është thirrje vëllazërore që ta shijosh këtë lumturi, ngase është kënaqësia më e madhe e brendshme dhe e jashtme se sa ngrënia, pozita apo ndonjë stoli e kësaj dynjaje. Këto assesi nuk krahasohen. Të bën thirrje që të kapesh për te me dashuri dhe vetëbindje, përkundër ndryshimeve të mëdha dhe thirrjeve të shthurura në këtë kohë, posaçërisht për ata të moshës tënde.
Na mjafton në bazë të përvojës atë që na e tregon Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, për disa të njohur me fjalën e tyre: “Po të dinin mbretërit dhe fëmijët e tyre në çfarë jemi ne –pra nga gëzimi dhe lumturia- do të na luftonin me shpata” dhe fjala tjetër: “Të mjerët e kësaj bote, dolën nga ajo e nuk shijuan gjë më të mirë” thanë: e cila është gjëja më e mirë? Tha: Dashuria e Allahut të Madhëruar, njohja dhe përmendja e Tij.”
Ne edhe nëse nuk arrijmë të shijojmë këtë lumturi sikurse e shijuan ata, por ne besojmë në vërtetësinë e fjalëve të tyre, njohjen e plotë dhe të shijuarit, pas bindjes tonë në vërtetësinë e fjalëve të Allahut, subhanehu ue teala.
Gjithë ajo që shpresoj nga ti – vëlla i imi – pasi ke pasur durim me mua deri në fjalinë e fundit, të mos jetë ky takimi i fundit me ty, më lejo që të ngarkoj edhe me një kërkesë që të shoqërosh në mendje këto pika në momentin kur ti afrohesh shtratit para se të fundosesh në gjumë, dhe të shikosh në gjendjen tënde të vërtetë, të cilën nuk e dije askush nga njerëzit pos teje, e të parashtrosh pyetje vetes me plot sinqeritet dhe përkushtim:
A je më të vërtetë i lumtur?
Përktheu: Shpend ZENELI