Çfarë të imponon shpikja, bidati?
Shpikjet apo bidatet në fe imponojnë gjëra të rrezikshme, me pasoja fatale në akiden e shpikësit si dhe në fenë e tij, prej tyre:
- Shpikja në fe don të thotë se feja është e mangët dhe jo e plotë, e kjo është në kundërshtim me fjalën e Allahut:” Sot e plotësova fenë tuaj, e përmbusha dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha islamin si fe për ju”.[1] Pra Allahu tregon qartë se feja është plotësuar dhe nuk ka nevojë për shtesë apo plotësim.
- Shpikja në fe çon deri tek humbja e mësimeve të drejta të fesë dhe ia hap derën mendimeve shpikëse, kështu që secili vepron sipas mendjes së tij pa kurrfarë kufiri dhe në këtë rast humbet feja e Allahut.
- Shpikja ta obligon ta akuzosh të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai nuk e ka çuar amanetin në vend dhe se nuk e ka çuar në vend misionin dhe urdhërin e Allahut ku i thotë:” O ti i dërguar kumtoje atë e cila të shpallet nga Zoti yt, e poqëse nuk vepron kështu atëherë nuk e çuar misionin në vend”.[2]
Tregon dijetari Dr. Seid ibn Musfir ibn MufrihEl-Kahtani: Më kujtohet njëherë kur ishim në një seminar mbi mrekullitë e Kuranit dhe Sunnetit në një nga shtetet islame. Një ditë ishim ulur në një ndejë në hotelin ku qëndronim duke pirë çaj dhe isha në mesin e disa hoxhallarë dhe dijetarë nga shtete të ndryshme, si pasojë doja të nxis këtë mexhlis duke përmendur diçka nga vlerat e Kuranit dhe Sunnetit të të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, porse sa fillova të flas dikush më pyeti: Nga je ti vëlla? – i thashë: Nga Arabia sauditë. – Ai e lëkundi kokën dhe më tha: Juve atje nuk e doni të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, aq sa duhet. – Me këto fjalë unë pak u preka, porse vazhdova i qetë të flas, e pas pak e pyeta: E pse mendon se ne atje nuk e duam të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Më tha: Sepse ju nuk e festoni mevludin, lindjen e tij. – i thashë: Ti don të thuash se festimi i mevludit është tregues i dashurisë tonë ndaj të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Më tha: Po. – i thashë: Vallahi të betohem se ajo e cila na ka bërë të mos e festojmë ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është dashuria jonë e madhe ndaj tij. – Më tha: E si ashtu? – i thashë: A pranon debat akademik me argument larg fanatizmit dhe epsheve? – Më tha: Po. – i thashë: Unë do të parashtroj disa pyetje e ti do të më përgjigjesh. – Më tha: Urdhëro. – i thashë:
Pyetja e parë: Festimin e mevludit – lindjes së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me atë të së cilës e tregoni dashurinë ndaj tij a është kjo bindje me të cilën ju i afroheni Allahut dhe prisni shpërblim nga ana e Allahut për të? Apo e shihni si mëkat?
– Më tha: Kjo është bindje ndaj Allahut me të cilën afrohemi tek Ai. – i thashë:
Pyetja e dytë: Këtë vepër të mirë a e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, apo nuk e ka ditur ndërsa ju e dini, kur është e njohur nga të gjithë muslimanët se njeriu më i ditur dhe më i bindur ndaj urdhërave të Allahut është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Pa u menduar shumë më tha: Po e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – i thashë:
Pyetja e tretë: Këtë vepër të mirë të cilën e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a ua ka kumtuar umetit të vet apo e ka fshehur? – Në këtë rast mbeti i habitur dhe filloi të mendon si të përgjigjet, sepse nuk kishte mundësi të thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur pasi që kjo fjalë do të ishte fyerje për personalitetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, cilësimi i tij me cilësi të dobëta dhe thënia se ai nuk e ka kumtuar shpajlljen që i është zbritur ashtu siç duhet, nuk ka mundësi ta thotë se dihet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka kumtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, madje ky është edhe dijetari i vendit të tij. Duke qenë dijetarë i atij vendi ai e dinte se nuk ka asnjë argument, qoftë nga Kurani apo nga Sunneti se mevludi është legjislativ, porse ai përsëri e tha atë, duke thënë: Po e ka kumtuar. – i thashë: Po ma trego një hadith si argument qoftë ai edhe i dobët se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar të kremtohet ditëlindja e tij? – Atëherë mbeti i habitur pa koment. – i thashë: Atëherë patjetër të ketë ndonjë hadith, prandaj në qoftë se nuk ke përgjigje atëherë kjo don të thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur dhe nuk ia ka kumtuar umetit të tij. – Në këtë rast e kishte patjetër ti kthehet fjalës që e kishte thënë se është bindje ndaj Allahut, e tha: Kjo vepër nuk është bindje ndaj Allahut. – i thashë: Si mundet, të jetë mëkat, ndërsa ju ta shprehni dashurinë tuaj ndaj profetit nëpërmjet saj duke i bërë mëkat Allahut? – Më tha: Jo nuk është mëkat. – Atëherë i thashë: Pasi që nuk na qenka as mëkat e as sevap atëherë çfarë është? – Më tha: Kjo është bidati i mirë. – i thashë: Në islam nuk ka bidat të mirë sepse, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në një hadith të saktë ka thënë:” Çdo bidat është humbje”. – Më tha: Po, por në gjatë tij nuk thuajmë diçka vetëm se gjëra të mira. – i thashë: E çfarë thoni? – Më tha: i lexojmë disa vargje poetike që e lavdërojnë profetsinë e tij si dhe disa raste nga jeta e tij, e ndonjëherë na gëzon “hadreti-nubuve” – i thashë: Çfarë ke për qëllim me “hadreti-nubuve”? – Më tha: Prezanton i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke na zbukuruar këtë manifestim. – i thashë: A prezanton vetëm në mexhlisin e manifestimit tuaj apo mer pjesë në gjithë vendet ku bëhet mevludi në tërë rruzullin tokësorë, si mund kjo të ndodh për një natë. – Heshti dhe nuk kishte çfarë të thotë. – Pastaj i thashë: Tash hyri koha e ikindisë, çfarë mendon sikur imami tash të na e fal namazin e ikindisë pesë rekate, çfarë dispozitë ka kjo vepër e tij. – Tha: Ska vlerë, nuk pranohet. – i thashë: Pse, imami nuk deshi me këtë vepër vetëm se të bën mirë lexoi suren Fatiha, bëri ruku, sexhde këto krejt janë vepra të mira. – Më tha: Nuk i lejohet të shton pasi këtë gjë nuk e ka bërë valide i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – i thashë: E njejta gjë vlen edhe për festimin e mevludit nuk pranohet, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk na ka urdhëruar të bëjmë një gjë të tillë. – Atëherë e nxori dorën dhe më tha: Ta jap besën në Allah se prej kësaj dite unë do ta luftoj mevludin. Kur i ndëgjova këto fjalë bëra dua që Allahu ti jep sukses.
- Po ashtu prej gjërave që ti imponon shpikja në fe është edhe ajo se si pasojë e saj të bën ta uresh Sunnetin dhe ata që kapen për Sunnetin, si dhe ti kesh armiq.
Ismail ibn Abdurahman Esabuni-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shenjat e ithtarëve të bidat duken shumë qartë, e prej shenjave më të dukshme të bidatçive është se ata i armiqësojnë ata të cilët e pasojnë Sunnetin e profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe duan ti poshtërsojnë ata”[3].
Përgaditi: Nexhat Ceka
[1] Maide:3.
[2] Maide:67.
[3] “Akidetu ehli suneh ve ashabul hadith” fq. 299.