VLERA E TË DËRGUARIT SALAVATE PEJGAMBERIT, – ALEJHI SELAM!,-

VLERA E TË DËRGUARIT SALAVATE PEJGAMBERIT, – ALEJHI SELAM!,-

0 7838

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”! . (Sure el Ahzab: 56).

Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: ” Allahu, xhele ue ala!,- përmës këtij ajeti, i lajmëron robërit e Tij, se çfarë pozite ka robi dhe i dërguari i Tij në shoqërinë e lartë , njashtu Allahu e lavdëron Muhamedin,- alejhi selam!,- tek shoqëria më e lartë, tek melaqet e afwrta si dhe melaqet luten për pejgamberin,- alejhi selam. Pastaj, Allahu urdhëroi ata që janë në tokë, që të bëjnë lutje dhe të dërgojnë salavate për Muhamedin,- alejhi selam!,- me qëllim që të bashkohen lwvdatat e atyre që janë lartë në qiell me lavdatat e atyre që janë poshtë në tokë.”

Ibn Kajimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Nga ajeti kuptojmë: Nëse Allahu e mëshiron pejgamberin alejhi selam dhe melaqet luten pwr tw, atëherë edhe ju bëhuni prej atyre që i dërgojnë salavete, sepse ju keni përfituar nga bereqeti i shpalljes dhe dërgimit të tij, të mirat dhe pozitën më të lavdishme në dynja dhe ahiret. Kuptimi i salavatit që Allahu e dërgon ndaj pejgamberit alejhi selam domethënë lwvdatë, shfaqje e pozitës së lavdishme dhe fisnikërinë e pejgamberit, alejhi selam. Kurse, salavati që ia bëjnë krijesat pejgamberit, alejhi selam, domethënë lutja e krijesave për t’ia shtuar nderin dhe pozitën e lartë pejgamberit alejhi selam”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush dërgon një salavat mbi mua, atëherë Allahu dërgon dhjetë të tilla (salavate) mbi të.”[1]

Domethënë, Allahu ia kthen dhjetë salavate robit, nëse ai ia dërgon një salavat pejgamberit, alejhi selam. Kjo qëndron kështu, sepse një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të tilla, andaj dërgimi i salavatiti mbi pejgamberin, alejhi selam, është prej gjërave më të mira.

Ibn Arabiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: Nëse thuhet se Allahu ka thënë: “Kush punon njw vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish.” (Sure el En’am: 160). Pse të përmendet ky hadith? Ne themi se: Përfitimi është i madh, sepse Kur’ani na mëson se kush bën një të mirë, do t’i dhjetëfishohet. Salavati mbi pejgamberin, alejhi selam, llogaritet vepër e mirë sipas Kur’anit dhe do t’i dhurohen dhjetë gradë në Xhenet. Mirëpo, Allahu na bëri me dije se ai që dërgon një salavat mbi Muhamedin alejhi selam, atëherë Allahu do ta bekoj dhjetë herë. E përmendja e robit nga ana e Allahut, është më e madhe sesa shpërblimi i dhjetëfishuar. Dhe këtë e vërteton edhe vetë fakti se Allahu nuk ka caktu shpërblim tjetër të përmendjes së Tij, pos se ta përmend atë Allahu në shoqëritë e larta, e gjithashtu si shpërblim kush e përmend pejgamberin alejhi selam, Allahe e ka bërë njejt përmendjen e tij.”

Hafidh el Iraki-, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Dhe Allahu nuk u mjaftua me shpërblimin e dhjetë të mirave. Por, shtoi edhe shlyerjen e dhjetë veprave të këqija si dhe ngritjen e dhjetë gradave më lartë në botën tjetër (në xhenet), ashtu siç është cekur në hadith.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem unë, e ai nuk më dërgon salavat mua. I poshtëruar qoftë ai i cili i arrinë prindërit e tij gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak prindërit (kujdesi ndaj tyre) për të hyrë në xhenet. Dhe i poshtëruar qoftë njeriu i cili e arrinë Ramazanin, por Ramazani kalon pa iu falur mëkatet.”[2]

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu posedon melaqe, të cilët udhëtojnë nëpër tokë, dhe m’i përcjellin selamet (përshëndetjet) e umetit tim.”[3]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amrun,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush më dërgon salavat mua, ose lutet që Allahu të më japë mua vesilen (ndërjmetësimin), ai e meriton shefatin tim.”[4]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka mundësi të ulen ndonjë ndejë (takim) një popull, e ata në atë takim nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi Pejgamberin, alejhi selam. E që kjo ndejë të mos bëhet keqardhje për ta Ditën e Kijametit. Në dasht Allahu i falë dhe në dasht i dënon.”[5]

Në ditën e xhuma është e pëlqyer të dërgohet sa më shumë salavate mbi Pejgamberin alejhin selam.

Argument për këtë është transmetimi i cili vjen nga Eus ibn Eusi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili na rrëfen se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Dita më e mirë nga ditët e juaja është dita e xhuma. Allahu në këtë ditë e krijoi Ademin alejhi selam, në këtë ditë Allahu ia mori shpirtin, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e surit dhe Kiameti, andaj shpeshtoni salavatet mbi mua, sepse salavetet e juaja më paraqiten mua. I thanë: Si ka mundësi të paraqiten salavatet tona ty, kur ti je i kalbur në varr? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Allahu,- azze ue xhele!,- ia ka bërë haram tokës t’i hajë trupat e të dërguarëve të Allahut.”[6]

Kurse sa i përket formave se si të dërgohen salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam:

Transmetohet nga Ebi Mes’ud el Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ishim ulur në një mexhlis me Sa’d ibn Ubaden. Dhe erdhi Pejgamberi alejhi selam. Beshir ibn Sa’di, i tha: ” Allahu na ka urdhëruar të dërgojmë salavate mbi ty, si t’i dërgojmë salavatet? Pejgamberi,- alejhi selam!,- qëndroi i heshtur aq shumë, saqë dëshiruam të mos e kishte pyetur. Pastaj, Pejgamberi alejhi selam tha: ” Allahu im lavdëroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e lavdërove familjen e Ibrahimit dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e bekove familjen e Ibrahimit para tërë botës, sepse vetëm Ty të takon falënderimi dhe Lavdi. Dhe selamin(salavatet) prej tash e dini(e mësuat se si të më dërgoni salavate). (Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ãli Muhamed, kema salejte alã Ibrahime ue alã ãli Ibrahime, ue bãrik alã Muhamed, ue alã ãli Muhamed, kemã bãrekte alã ãli Ibrahime fil Ãlemine, inneke hamidun mexhidun.)

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

[1] (Shënuan: Muslimi: 4/128(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 270/2 (kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 1516 dhe Nesaiu: 50/3).

[2] (Shënon: Tirmidhiu në Tuhvetul Ahuedhi; 6413(kapitulli mbi lutjen- dhe thotë hadithi është hasen garib. Hakimi: 1/549. Ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është sahih dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të vërtetë).

[3] (Shënon: Nesaiu: 3/43, Hakimi: 2/421, e saktësoi Dhehebiu. Shejh Albani thotë: Hadithi është sahih dhe transmetuesit e hadithit janë të saktë).

[4] (Shënon: Muslimi: 3/85(kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 519(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu:13/102, Nesaiu: 2/25,26(kapitulli mbi Ezanin).

[5] (Shënon: Tirmidhiu: në Tuhuetul Ahuedhi: 244(kapitulli mbi duanë), kurse Shejh Albani e vlerëson si Sahih).

[6] (Shënon: Muslimi: 4/124,125(kapitulli mbi namazin), Maliku në muvetanë e tij: 1/165,166, Tirmidhiu: 12/95(kapitulli mbi tefsirin), Ebu Davudi: 967, dhe Nesaiu: 3/45,46).

GJITHASHTU NË ALBISLAM