RESPEKTI I NËNËS ME SËMUNDJE MENTALE

RESPEKTI I NËNËS ME SËMUNDJE MENTALE

0 1477

Ky është një tregim i vërtet dhe shumë prekës të cilin na e rrëfen një mjeke muslimane dhe e cila thotë:

Një ditë nga ditët në ordinancën time hyri një grua e cila ishte në të gjashtëdhjetat dhe të cilën e shoqëronte i biri i saj i cili ishte në të tridhjetat. Ajo që ma tërhoqi vërejtjen ishte kujdesi i tij i tepërt ndaj saj, e kapte për dore ia rregullonte mbulesën dhe ia afronte ushqimin dhe pijen. Pas pyetjes sime për problemin e saj dhe kërkimit tim për ta kontrolluar e pyeta rreth gjendjes së saj mentale, për arsye se e vërejtja se sjellja e saj nuk ishte normale dhe gjithashtu nuk i përgjigjej pyetjeve të mia.

Djali i saj mu përgjigj dhe më tha: Nëna ime ka probleme mentale nga lindja e saj.

Fjalët e tij më prekën tepër dhe e pyeta: Po kush kujdeset për të?

Më tha: Unë.

I thash: Pasha Allahun begati e madhe. Po kush kujdeset për pastërtinë e rrobave të saj dhe trupit të saj.

Më tha: Unë e përcjelli deri në banjo, unë ia sjelli rrobat dhe e pres deri sa t’i kryen nevojat e saj. Unë i futi rrobat e saj të palara në makinën e larjes, unë i shtri ato të thahen dhe unë ia blej rrobat që i nevojiten!

I thash po pse nuk ia sjell një shërbëtore?

Mu përgjigj: Nëna ima është e mjerë, i shëmbëllen një fëmije, asnjëherë nuk ankohet dhe frikohem se shërbëtorja do ta dëmton.

U mahnita nga fjalët e tij dhe nga respekti i tij ndaj saj dhe i thash: Po ti, a je i martuar?

Mu përgjigj: Unë jam i martuar dhe kam fëmi elhamdulilah.

Atëherë gruaja jote kujdeset për nënën tënde, i thash.

Më tha: Kujdesi i saj nuk është i mangët. Ajo e përgatit ushqimin dhe ia servon nënës sime. Gruas sime ia kam sjellë një shërbëtore e cila i ndihmon mirëpo prapë se prapë unë kujdesem që të ha me nënën time për arsye se ajo e ka sëmundjen e sheqerit dhe dëshiroj të jem i sigurt se nuk do të hanë ushqim që ia dëmton shëndetin.

Kjo ma shtoi edhe më tepër mahnitjen dhe më erdhi të qaj dhe me shumë vështirësi e mbajta veten që mos të dalin lotët nga unë. Më shkuan sytë kah thonjtë e saj dhe e vërejta se i kishte të shkurtër dhe të pastër dhe i thash: Po thonjtë e saj?

Mu përgjigj: Mjeke, unë ia shkurtoj ato. Ajo është e mjerë. Në atë moment shikoi nëna kah biri i saj dhe i tha: Kur do të më blesh mua patate të fërguara? Tani do të shkoj dhe do ti blej në shitore, i tha. Nëna kur i dëgjoi fjalët e të birit fluturoi nga gëzimi dhe tha: Tani … Tani!. I biri iu kthye dhe tha: Pasha Allahun unë gëzohem për gëzimin e saj më shumë se sa për gëzimin e fëmijëve të mi të vegjël.

U bëra sikurse shkruaj në dokumentacionin e saj që të mos vërehet se shumë u ndikova nga këto fjalë. A nuk ka fëmi tjetër, e pyeta?

Tha. Unë jam fëmija i vetëm i saj për arsye se prindi im e ndau vetëm pas një muaji martese.

Mirë, ty kush të rriti … prindi, e pyeta?

Jo, u përgjigj. Gjyshja ime është kujdesur për mua dhe për nënën time derisa Allahu ia mori jetën dhe unë atëherë isha vetëm se dhjetë vjeçar.

E pyeta se a është kujdesur nëna jote kur ke qenë i sëmurë apo a të rikujtohet se ajo është kujdesur për ty ndonjëherë? Apo është gëzuar me gëzimin tënd dhe është pikëlluar me pikëllimin tënd?

Mu përgjigj: Mjeke, nëna ime është e mjerë nga mosha ime dhjetë vjeçare. Unë kujdesem për të dhe i ndihmoj në të gjitha nevojat e saj.

Nuk munda më shumë të duroj, ia përshkruajta recetat dhe ia qartësova barnat.

I biri e kapi nënën e vet për dore dhe i tha: Eja nëna ime tani të shkojmë në shitore. A nuk shkojmë në Meke, i tha nëna?

U çudita! Ajo a donë të shkon në Meke, e pyeta? Do të fluturojmë me aeroplan, mu përgjigj nëna e tij. A do ta dërgosh në Umre, e pyeta?

Mu përgjigj: Po si jo.

A nuk  e ke vështirësi ta kryesh Umren dhe ta lodhsh veten, e pyeta?

Kryerja e Umres me të dhe gëzimi i saj se do të udhëtojmë së bashku ka shpërblim më të madh tek Allahu se sa me bë Umren vet.

U larguan nga ordinanca, e mbylla derën dhe i thash motrës medicinale se dëshiroj të pushoj dhe nuk dua të më pengon askush. Fillova të qaj nga gjithë zemra ime dhe të them në vetvete: Ajo nuk ka qenë asnjëherë nëna e tij … ajo vetëm se e barti dhe e lindi por nuk e edukoi, as nuk e prishi gjumin natën asnjëherë për të, as nuk e mësoi, as nuk ndjeu dhembje për dhembjet e tij, as nuk qau për të qarët e tij, e as nuk mbeti pa gjumë nga frika për të, dhe as … dhe as! Megjithatë … i gjithë ai respekt!

A do të veprojmë ne me nënat e tona të shëndosha ashtu si veproi ky njeri me nënën e vet të sëmurë? Nëna ime e dashur, e lus Allahun që të mos ma ndalon dhe të më largon nga respekti i jot.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3108