THYERJA E PREMTIMIT

THYERJA E PREMTIMIT

Mbajtja e premtimit është cilësi e njerëzve të ndershëm, ndërsa mos mbajtja e premtimit është dështim në plotësimin e burrërisë, mëkat ndaj Zotit të botërave, udhërrëfyes për të nënçmuar të tjerët, madje me këtë cilësi vishen vetëm njerëzit e më të ulët në mesin e krijesave.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shenjat e hipokritit janë tre: Kur flet gënjen, kur të premton nuk e mban premtimin, kur i beson të tradhton.”1 Muslimi shton: “…edhe poqëse agjëron, falet, pretendon se është mysliman.”

– Ai i cili nuk e mban premtimin i ka bërë mëkat Allahut Fuqiplotë. I Lartësuari thotë: “Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatoni, pse për premtimin ka përgjegjësi.”2 Andaj obligimi yt është ta çosh në vend premtimin, ndërsa ai i cili të premton dhe thotë inshAllah (në qoftë se donë Allahu) mirëpo qëllimin e tij e ka të mos e përmbush vetë premtimin e tij, kjo llogaritet mos mbajtje e premtimit.

Ibn Rexhebi thotë: “I premton dikujt mirëpo me qëllim se nuk do t’ia përmbushësh premtimin e dhënë, kjo është thyerje më rëndë e premtimit. Ndërsa Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Poqëse i thua dikujt: Do të veproj kështu poqëse donë Allahu, mirëpo qëllimin yt është të mos ia çosh në vend atë premtim, atëherë ti llogaritesh gënjeshtarë dhe mos mbajtës i premtimit.”3

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Mutefekun-alejhi.

2 Isra: 34.

3 “Xhamiul-ulumi vel-hikem“ 2/482.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573