1.Sa është numri i përgjithshëm i kaptinave në Kuran?
1 Numri i përgjithshëm i kaptinave në Kuranin Famëlartë është gjithsej 114.
2. Cila kaptinë përmban më shumë ajete në Kuranin Famëlartë?
2. Kaptina e cila përmban më shumë ajete në Kuranin Famëlartë është kaptina (sureja) el Bekare.
3. Sa vite zgjati zbritja e Kuranit Famëlartë?
3. Zbritja e Kuranit Famëlartë zgjati gjithsej njëzet e tre vite.
4. Cilët janë muajt e shenjtë në kalendarin islamik?
4. Muajtë e shenjtë në kalendarin islamik janë: Dhul Ka’de, Dhul Hixhe, Muharrem dhe Rexheb.
5. Cili nga sahabët ishte më i dalluar për nga leximi i Kuranit Famëlartë?
5. Më i dalluari prej sahabëve për nga leximi i Kur’anit famëlartë ishtë Ubej Ibn Ka’bi Allahu qoftë i kënaqur me të.
6.Sa është numri i pejgamberëve që janë cekur në Kuran?
6.Numri i pejgamberëve që janë cekur në Kur’anin Fisnik është 25.
7. Me cilin popull Allahu xhele shanuhu është i hidhëruar dhe cilin popull e ka emëruar si të devijuar nga rruga e drejtë?
7. Allahu xhele shanuhu është i hidhëruar me popullin e Jehudëve, kurse si të devijuar nga rruga e drejtë e ka emëruar popullin e krishterë.
8.Sa është vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam?
8.Vlera e një namazi në xhaminë e profetit alejhi selam është sa një mijë namaze.
9.Cilat janë kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese”(që përmbajnë në veten e tyre udhëzim), në Kuranin e madhërishëm?
9.Kaptinat të cilat quhen “Lulet ndricuese” në Kuranin e madhërishëm janë: Bekare dhe Ali Imran.
10.Cili namaz nuk ka as ruku e as sexhde?
10. Namazi i cili nuk ka as ruku e as sexhde është namazi i xhenazes.
11.Cila kaptinë në Kur’an quhet “Seb’ul Methani” (Shtatëshja e përsëritur)?
11. Kaptina e cila quhet “Seb’ul Methani” (Shtatëshja e përsëritur) është kaptina el Fatiha.
12.Cila është dispozita e sexhdes në leximin e Kuranit Famëlartë?
12.Dispozita e sexhdes në leximin e Kuranit Famëlartë është sunet (si për lexuesin ashtu edhe për ndëgjuesin).
13.Cilët janë llojet e haxhit?
13.Llojet e haxhit janë:Haxhi Temetu, Kiran dhe haxhi Ifrad.
14.Sa zgjat Ideti (periudha kohore në të cilën gruas së ve i ndalohet martesa)?
14. Kohëzgjatja e Idetit është 4 muaj e 10 ditë.
15.Sa zgjat Ideti i gruas së shkurorëzuar gjatë fazës së shtatzënisë ?
15.Idëti i kësaj gruaje zgjat deri sa të lind fëmiu i sajë.
16.Cila ditë është ditë më me vlerë gjatë periudhës së haxhit?
16.Dita më me vlerë gjatë periudhës së haxhit është dita e kurban bajramit.
17.Cili vend emërohet si “Umul Kura”?
17. Umul Kura është Mekja e bekuar.
18.Sa sexhde të leximit përmban Kurani Famëlartë?
18 Kurani Famëlartë përmban 14 sexhde të leximit.
19. Cili është çelësi i xhenetit?
19. Çelësi i xhenetit është (Dëshmia):”La ilahe il-Allah Muhamedun Resulu-Allah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut).
20. Cilat janë tre xhamitë tek të cilat i lejohet muslimanit të bëjë vizitë speciale?
20. Ato xhami janë: Mesxhidil Harami (Qabja e bekuar) 2. Mesxhidi Nebevije (Xhamia e pejgamberi alejhi selam në Medine ) 3. Mesxhidil Aksa (Xhamia në Palestinë ).
Burimi: albislam.com
Autor: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil
Nga arabishtja : Suad B. Shabani