“PËRCILLE KËTË LETËR TEK 13 SHOKË!”

“PËRCILLE KËTË LETËR TEK 13 SHOKË!”

0 1588

Një vit njerëzit po kërkonin hënën e re të Ramazanit dhe nuk e shihnin atë. Një njeri erdhi te gjykatësi i qytetit dhe i tha: “Unë e kam parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe ai më informoi se sonte është nata e parë e Ramazanit. Ai më porositi mua dhe të gjithë myslimanët që të fillojmë agjërimin!”


Gjykatësi i tha: “Atë që ti e ke parë në ëndërr… njerëzit e kanë parë në ditën me dritë të plotë dhe ai u ka thënë atyre: “Agjëroni kur ta shihni (hënën e re) dhe ndërpritni agjërimin kur ta shihni atë.” Kështu që nuk na nevojitet ëndrra jote!””

Kohë më parë janë përhapur disa thashetheme në mes grave: një farë gruaje e re e kishte parë të Dërguarin, alejhi salatu ue selam, në ëndërr dhe ai i tha asaj se اasti i Fundit do të vijë shumë shpejt, dhe se shenja e tij është se ti do të hapësh një kopje të vjetër të Kur’anit dhe do të gjesh në të një fije floku apo një faqe të bardhë! Kjo ëndërr e shpikur kishte më tepër efekt tek të paditurit sesa formulimi i Allahut, xhele shanuhu: “Njerëzit të pyesin për kiametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” (Kur’an 33:63).

Pak kohë më vonë kjo grua e re dha një fjalim në një kolegj, dhe ajo shpërndau një fletëpalosje me tregimin pasues:

“Një grua e re u sëmur rëndë, dhe doktorët dështuan në përpjekjet e tyre për të trajtuar sëmundjen e saj. Një natë ajo qau deri sa ra në gjumë. Në gjumë ajo e pa Zejneben – nënën e besimtarëve – e cila vendosi në gojën e saj disa pika të shurupit. Ajo e porositi atë të shkruajë tregimin 13 herë dhe tu thotë njerëzve të tjerë që ta fotokopjojnë atë dhe ta shpërndajnë. Kur u zgjua e gjeti veten krejt të shëruar, dhe bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Rezultati ishte si vijon:

1. Kopja e parë ra në duar të një njeriu të varfër, kështu që ai bëri 13 kopje të tregimit dhe i shpërndau ato. Pas 13 ditëve ai bëri një pasuri të madhe!

2. Kopja e dytë arriti tek një njeri i shëndetshëm i cili e grisi atë, kështu që ai humbi gjithë shëndetin e tij në 13 ditë!!

3. Kopja e tretë iu dha një personi me një punë shumë prestigjioze. Ai e përqeshi atë, dhe pas 13 ditësh ai u pushua.

Vëllezër/motra të mia myslimanë, ju duhet ta kopjoni këtë tregim dhe ta shpërndani atë kështu që ju mund të fitoni nga Allahu atë që ju kënaq juve”

Kjo përrallë idiote më kujtoi përrallën e “Dëshira e Sheh Ahmedit” që rishfaqej disa herë në një kohë në atë mënyrë që i bënte njerëzit të besonin se kishte diçka pas tij!

Kjo përrallë gjithashtu më kujtoi çfarë kisha lexuar në disa nga revistat tona – fatkeqësisht – rreth “Mallkimit të faraonëve”, përmes së cilës pretendonin se ky mallkim është pas çdo shqetësimi të faraonëve në varret e tyre, “Një njeri shkelmoi një nga kafkat e tyre kështu që këmba e tij u thye…tjetri i cili zbuloi një nga varret e tyre, aeroplani i tij ra nga qielli…në të njëjtën natë energjia elektrike ishte ndalur në tërë Kajron… etj!!”

Kjo është si një lloj “terrorizmi mendor” shkatërrues. Sikur thuhet, “Mos mendo! Mos diskuto! Përndryshe gjërat e njëjta do të të ndodhin ty; dhe kujdes, MOS E GRIS Atë LETثR!!! Përndryshe ti mund të humbësh punën, shëndetin… apo edhe fenë tënde”. Ky është pohimi i tyre.

Por ne e dimë se shpallja ka përfunduar dhe nuk do të vijë te askush pas të Dërguarit Muhammed, alejhi salatu ue selam. Prapë se prapë do të gjesh disa myslimanë duke shpikur disa ligje të reja në fe dhe i paralajmërojnë me dënim ata që nuk pajtohen me atë që ata thonë, dhe ju premtojnë sukses atyre që pajtohen me të. Si mundet një mysliman të besojë në këtë pas ka lexuar deklaratën e Allahut, xhele shanuhu: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe” (Kur’an 5:3)

Ne e dimë për të vërtetë se një njeri mund të braktisë praktikën e obligimeve më të mëdha të fesë sonë – pesë vaktet e namazit – dhe përsëri pranon ushqimin e tij nga Allahu, dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Kjo është kështu sepse jeta e kësaj bote nuk është vend i llogarisë dhe kompensimit – dënimi dhe shpërblimi do të ndodhin në botën tjetër. Në të vërtetë, do të gjesh jobesimtarët, të cilët nuk besojnë as në Allahun e as në Ditën e Fundit, prapë se prapë Allahu ka vazhduar mbështetjen e tyre dhe ju ka dhënë atyre më shumë njohuri të kësaj bote dhe qytetërimit materialist se sa të tjerëve… kjo është sepse jeta e kësaj bote është një provë e jo një vend i kompensimit.

Si ka mundësi, që disa njerëz e fyejnë inteligjencën tonë duke deklaruar se ai i cili nuk pajtohet do të dënohet brenda kaq ditësh, dhe ai i cili pajtohet do të shpërblehet?

Për më tepër, ajo që është kërkuar prej nesh të bëjmë nuk është as obliguese as e pëlqyer…as që është e ligjshme (në Islam). ثshtë një shpikje e djallit dhe një përrallë e patakt.

Le të pyesim vetveten: a është kopjimi dhe shpërndarja e këtyre fletushkave një ‘vepër adhurimi’ apo është një vepër e pastër e dynjasë?

Nëse është një vepër adhurimi atëherë është e refuzuar sepse qëllimi i njeriut ishte të ruajë mallin e dynjasë, pasurinë, punën dhe shëndetin. Allahu thotë: “Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata, ka dështuar dhe është asgjësuar” (Kur’an 11:15-16)

Prandaj, kjo vepër e kopjimit të fletushkës është një vepër e pavlerë – madje false , kompensimi i së cilës është Zjarri.

Në anën tjetër, nëse është vetëm një vepër e dynjasë, atëherë prapë ajo është e refuzuar, sepse ajo nuk është e mbështetur në mjetet e nevojshme materiale. P.sh. ai i cili dëshiron të mbajë punën e tij nuk duhet të vijë vonë në punë, ai duhet të përmbushë detyrat e tij në mënyrën më të mirë, ai duhet të pranojë klientët sjellshëm dhe ngrohtësisht, dhe ai duhet të vendosë raportin me shefat e tij mbi një bazament korrektësie.

Ngjashëm me pasuri, shëndet, etj., të gjitha këto kanë mjete të mirënjohura materiale dhe mënyra të ruajtjes së tyre, dhe kjo vepër e kopjimit të fletushkës nuk është aspak njëra prej tyre.

Pastaj, pse ky numër 13 në veçanti?

Nëse nuk gabohem, Anglishtja e sheh këtë numër si një shenjë të keqe. ثshtë ky tregim i trilluar në ndonjë mënyrë i lidhur me këtë? Në Sheriat veprat e përmendura janë përsëritur një herë, tri herë, shtatë herë, dhjetë herë ose njëqind herë, por kurrë 13 herë.

Në fund, kush e transmeton këtë gënjeshtër?

Një vajzë e sëmurë? Kush është ajo? Kush thotë se ajo është e besueshme? Dhe kush e transmetoi atë prej kësaj vajze? ثshtë një zinxhir i gjatë i njerëzve gënjeshtarë dhe të panjohur. Dëshmia e tyre nuk duhet pranuar në një debat më shumë se një qepë apo edhe më pak! Atëherë si mund të pranojmë transmetimin e tyre në një çështje sikur kjo?

Madje edhe sikur kjo thashetheme të kishte qenë transmetuar nga më të besueshmit e transmetuesve, kur ata fillojnë t’i rrëfejnë këto gënjeshtra të qarta atëherë besueshmëria e tyre do të marrë fund, dhe ne do të ndalemi së dëgjuari ata, dhe është e obligueshme t’i kundërshtojmë ata, dhe t’i ndalojmë ata nga luajtja me mendjet e budallenjve – Allahu na ndihmoftë. Por përsëri, transmetuesit e besueshëm nuk do ti rrëfenin gjëra sikur kjo.

Autori: Shejh Selman el Audeh

Përktheu dhe përshtati: Besnik Abrashi 

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592