TRI POROSI MADHËSHTORE!!

TRI POROSI MADHËSHTORE!!

0 2196

Shejhu Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: “Do t’i jap tri porosi praktike dhe e lus Allahun që neve dhe ty të na dhuron sukses:

1. Nëse nëna jote ende është gjallë, përkujdesu fort që të futësh gëzim në zemrën e saj. Pasha Allahun, prej veprave më madhështore që të afron kah Allahu dhe një ndër shkaqet më kryesore të arritjes së suksesit, është futja e gëzimit në zemrën e prindërve, e në veçanti në zemrën e nënës. Nëse me atë e synon fytyrën e Allahut dhe jo për diçka tjetër, por atë e bën vetëm se për hir të porosisë së Tij, atëherë futja e gëzimit në zemrën e nënës, do të jetë një ndër shkaqet më kryesore të suksesit tënd.

2. Mos e lejo të kalon ditë dhe ti të mos ia lëshosh sytë Mus’hafit, edhe nëse e lexon vetëm se një pjesë të ajetit, ngase ajo pjesë len gjurmë në jetën e zemrës.

3. Nëse donë që të shtohet turpi nga Allahu, mos e lejo veten ta arrin një mëngjes, e ti të mos je ngritur natën për Allah, edhe nëse vetëm se me tri rekate. Drejtoju kah Kibleja dhe fali tri rekate, me vetë dëshirë mos të detyron askush, Allahu do t’i bën thesar tëndin në dynja dhe në varr dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij”. Insan 26″.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581