Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi qofshin mbi udhërrëfyesin besnik, zotëriun tonë, Muhamedin, familjen e tij, dhe gjithë shokët e tij.
Nevoja për të përfituar zemrat e njerëzve është bërë një domosdoshmëri urgjente në një kohë ku të pakët janë dashamirët, të pakët janë pasuesit e shoqëruesit. Mësuesit dhe prindërit, thirrësit dhe përmirësuesit kanë nevojë të zotërojnë zemrat e të tjerëve dhe që pastaj të kenë mundësi për të ndikuar, për të ndryshuar dhe përmirësuar.
- Si mund të përfitoj një zemër?
Lexoni këto rregulla të rëndësishme dhe përsëritni ato nga koha në kohë, dhe do të gjeni ndikimin e saj, me lejen e Zotit:
- Përmirëso raportin tënd me Allahun, Ai përmirëson raportin tënd me njerëzit.
- Vendoseni veten në vendin e të tjerëve dhe pastaj dëgjoni atë që ata flasin, për atë që doni për t’u dëgjuar dhe silluni me ta ashtu si[ ju do të donit që të tjerët të sillen me ty.
- Tregoni interesin tuaj ndaj njerëzve të tjerë, në lëvizjet trupore, në ndejë, në të dëgjuar dhe drejtimin e të gjitha gjytyrëve drejt personit tjetër.
- Buzëqeshu… buzëqeshu … buzëqeshu.
- Mos kritiko askënd, me kritika ofuenduese në interesa të kësaj bote, ndërsa urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja zhvillohet me metodë të mirë dhe të butë.
- Mos harroni se emri i njeriut dhe pseudonimin që ka, është gjëja më e shtrenjtë dhe prej emrave më të rëndësishme për të.
- Je i dëgjueshëm dhe i zgjuar, dhe inkurajoi të tjerët të flasin për veten e tyre.
- Bisedo për gjërat që janë në interes për ta dhe ato që janë qasje për në zemrat e tyre.
- Të jesh i sinqertë në gjykimin tënd dhe bujar në lavdërim.
- Pyeti ata për pikëpamjet dhe sugjerimet e tyre mbi tema të përbashkëta dhe këshillohu me ta në tema të veçanta.
- Të jesh lëvdues, si të lavdërosh teshën e personit ose telefonin celular apo orën etij, në qoftë se për shembull, thotë: “Masha Allah, sot qenke bërë dhëndër!” Ose të tregosh pëlqimin tënd për një gjë që ai posedon, dhe të pyesësh për të me interes.
- Mbani qetësinë dhe vetëkontrollimin gjatë provokimeve.
- Zgjidhi fjalët tua me kujdes, veçanërisht në takimin e parë, bëhu i ngazëllyer kur flet dhe ke kujdes nga ngurtësia, vrenjturia e fytyrës, edhe nëse fjalët e tua janë po si erë e butë.
- Zbukuro bisedën tënde me shaka e anekdota e shembuj, por të mos e mbizotrojnë këto bisedën tënde, dhe mos thuaj asgjë pos se të jetë e vërtetë.
- Përhapja e selamit, përgjigjja e përshëndetjes është çelës i çdo zemre.
- Thjeshtësia në marrëdhënie me të tjerët.
- Pamja jote e pastër dhe tërheqëse, dhe dhëmbët tuaj, goja juaj dhe trupi juaj i pastër lehtëson kontaktin me ty.
- Kujdesu për kontaktin fizik, si të shtrëngosh dorën e tij gjatë përshëndetjes, dhe mos e tërhiq dorën para tij. Përqafo atë që arrin nga udhëtimi. Raporti fizik ka efektin e tij të mahnitshëm mbi shpirtin.
Këtë temë e kam përmbledhur nga disa libra dhe përvoja personale, e nga disa seminare, mos na harroni në lutjet e juaja, juve ju takon njëjtë siç luteni për vëllaun tuaj.
Isa ibn Meni
Përktheu: Shpend Zenei
Burimi: albislam.com