- A detyrohet femra të zgjidh bistekun e flokëve kur pastrohet?
– Kur femra lahet nga xhunubllëku ajo nuk detyrohet t’i zgjidhē bystekët e flokëve, kurse kur lahet nga menstruacionet ajo obligohet ti zgjidhë bistekët e flokëve.
2. Cilat janë kushtet e Guslit?
Kushtet e larjes (Guslit) janë:
– 1. Nijeti 2. Të larurit(pastruarit) e trupit në tërêsi duke ia bashkangjitur këtu gojen dhe hundën(futjen e ujit në gojë dhe në hund).
3- Cfarë i ndalohet personit që është xhunub të veprojë ?
Xhunubit i ndalohet:
a. Falja e Namazit
b. Tavafi rrethë Qabes
c. Prekja e Mus’hafit (Ndalimi këtyre gjërave është me pajtushmerinë e katër imamëve e medh’hebeve dhe në këtë kanë kundërshtuar vetëm Dhahirit sa i përket prekjes së mus’hafit por e drejta është në anën e shumicës pasi që me këtë madhërohet fjala e Allahut.)
d. Leximi i Kuranit. Në këtë ka sqarime të ulemaja. Por duke mos u zgjeruar themi se leximi i Kuranit per xhunubin, nëse me lexim ka për qëllim kryerjen e adhurimit të njohur (pra të ulet dhe lexoj Kuran) është i ndaluar. Ky qëndrim është zgjedhur nga një numër i madh i ulemave dhe kjo duke të jetë më i qëlluari. Mirëpo nëse xhunubi përmend ndonjë pjesë të ajetit si lutje, atëherë lejohet të thotë psh: Bismilah, Elhamdulilah, Subhanallah kur është në situata ku thuhen këto lutje.
e. Qëndrimi në Xhami Kështu kanë thënë shumica e ulemave por duke pasur parasysh të gjitha transmetimet në lidhje me këtë themi se nëse qëndrimi në xhami është i detyruar lejohet të qëndroj (psh nëse frikësohet gruja të qëndroj vetë në shtëpi etj).
- Si bënte Guslin (larjen) Pejgamberi, alejhi selam?
– Aisheja thote: Kur lahej pejgamberi, alejhi selam, nga xhunubllëku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj merrte ujë me dorën e djathtëbdhe gjuante në të majtën, pastaj lante organin, e pastaj merrte abdest sikur per namaz, pastaj merrte ujë dhe e hedhte në kokë duke futur gishtat në rrënjët e flokëve, e kur shihte se ka fërkuar tërë kokën hidhte tre grusht ujë në kokë, pastaj hidhte në tërë trupin e pastaj e lante tërë trupin.” (Buharu dhe Muslimi).
- Kur është e pëlqyer larja (gusli)?
– 1. Larja në ditën e Xhumasë (dy mendime: a. Vaxhib b. Sunet i fort (mendimi më i saktë).
2. Larja(guslli) pas cdo akti seksual me gruan.
3. Larja pas alivanosjes.
4. Larja për dy Bajramet dhe ditën e Arafatit.
5. Larja për atë qê e lanë të vdekurin.
6. Larja para veshjes së Ihramit për Umre apo Haxh.
7. Larja për të hyrë në Meke.
8. Larja në ditën e Arafatit.
- Kur obligohet Gusli ?
– 1. Dalja e spermës në gjumë apo kur je i zgjuar.
2. Kontakti seksual, edhe nëse nuk ka ejakulim.
3. Ndërpreja e Menstruacioneve.
4. Pas lehonisë.
5. Larja e të vdekurit.
6. Pranimi i islamit nga Qafiri (dy mendime te uelmave: 1. Obligohet guslli 2. Pëlqehet guslli).
Përgatiti: Suad Burhan Shabani
Burimi: albislam.com