FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 2 )

FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 2 )

0 3093
  1. Çdo gjë që shtohet me bollëk i bie çmimi dhe vlera, përveç moralit, ai aq më shumë që shtohet, atij i rritet çmimi dhe vlera.
  2. Shoku i mirë dhe i sinqertë është sikurse çadra. Aq më shumë që shtohet rënia e shiut, aq më shumë shtohet nevoja për të.
  3. Njeriu ka mundësi ta blej atë që më parë e ka shitur. Mirëpo nuk ka mundësi ta blej zemrën, e cila ka devijuar nga rruga e drejtë.
  4. Kush jeton me dy fytyra, ai do të vdes si i pafytyrë.
  5. Shenja e të shpëtuarve:
    a) Ai i cili ia din hallin vetes.
    b) Ai i cili e ruan gjuhën e tij.
    c) Ai i cili largohet nga gjërat që nuk i interesojnë dhe nuk kanë të bëjnë me të.
    d) Ai i cili nuk i dëmton vëllezërit e tij në nderin, pasurinë dhe gjakum e tyre.
    Këta shpresohet të mos jenë prej të dëshpëruarve, por edhe prej të shpëtuarve në dynja dhe ahiret.
  6. Erdhi një njeri tek Hasan el Basriu, rahimehullah, dhe e pyeti: Cila është fshehtësia e zuhdit tënd në dynja?
    Hasan el Basriu ia ktheu duke i thënë:
    a) E mësova që riskun tim që ma ka caktuar Allahu, nuk ka mundësi ta merr askush, andaj zemra ime u qetësua.
    b) E mësova se punët e mia nuk i kryen askush, andaj e angazhova veten t’i kryej ato.
    c) E mësova se Allahut nuk i fshihet asgjë dhe Allahu më përcjell kudo që jam, andaj u turpërova që Allahu të më sheh në kryerjen e mëkateve.
    d) Dhe e mësova se vdekja po më pret, andaj u angazhova me bagazh të veprave të mira, përgatitje për takimin me Zotin tim.
  1. Hubejb Ibn Xhelab, thotë: E pyeta Abdullah Ibn Mubarekun, rahimehullah, për gjënë më të mirë që i është dhënë njeriut? Ai tha: Mençuria e thellë. Pastaj i thash: Në qoftë se nuk e ka këtë? Ai tha: Sjellja e mirë. Pastaj i thash: Nëse ai nuk ka këtë? Ai tha: Vëlla i cili e udhëzon në rrugë të drejtë. Pastaj i thash: E nëse nuk e ka këtë? Ai tha: Heshtja e gjatë. Pastaj i thash: Në qoftë se ai nuk e ka as këtë? Ai tha: Vdekja e shpejtë.
  2. Fudajl Ibn Ijadi , rahimehullah, ka thënë: “Dy gjëra e shkatërrojnë zemrën, e ato janë:
    a) Ngrënia e tepërt e ushqimit
    b) Fjetja e tepërt
  3. Një njeri kishte shkuar në Basra dhe i pyet disa banorë të saj, duke u thënë: Kush është zotëriu juaj? Ata i thanë: Zotëriu ynë është Hasan el Basriu. Më pas i pyeti prap: Si u bë zotëriu juaj? Ata ia kthyen: Sepse njerëzit janë të nevojshëm për diturinê e tij, kurse ai nuk ka nevojë për atë që e posedojnë të tjerët nga gjërat e dynjasë.
  4. Dallimi mes të mençurit dhe budallait është:
    a) I mençuri shikon gjithmonë aq sa arrin të shikojë shikimi i tij.
    b) Budallai shikon gjithmon atë çka është vetëm afër këmbëve të tij, e jo më larg.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 624