Mos u habit nëse…
Nëse je duke jetuar pa falur sunetet e rregullta, pa falur vitrin, namazin e duhasë, pa lexuar gjatë ditës diçka nga Kurani, pa dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes dhe pa ndonjë punë që të bën dobi në Ahiret – përveç atyre elementare, mos u habit nëse humb lumturinë dhe qetësinë në këtë botë.
Mos u habit nëse ditën e Ahiretit mbetesh duarkryq ndërsa të tjerët përreth teje thërriten për në xhenet, dikush nëpër derën Rejan, tjetri nga dera e namazit, i treti nga dera e lëmoshës, dikush nga dera e respektimit të farefisit e kështu me radhë…
Secili duhet të mendojë për ditët që i kalon, vallë, është duke bërë diçka të dobishme për një ditë kur pasuria e vetme do të jenë punët e mira, apo ditët kalojnë ndërsa në faqet e regjistrit të tij mbeten të zbrazura!
Agim Bekiri
Burimi: albislam.com