FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 4 )

FJALË MË ME VLERË SE ARI! ( 4 )

0 2463
  1. Nuk mund të jesh njeri i drejtë dhe i sinqertë nëse nuk i nënshtrohesh dhe frikësohesh vetëm Allahu xhele ue ala.
  2. Nuk ka dobi në të folurit nëse përmes saj nuk synohet arritja e kënaqësisë së Allahut. Nuk ka dobi në pasurinë nëse ajo nuk shpenzohet në rrugën e Allahut.
  3. Hasan el Basriu ka thënë: “Çdokush që e le namazin e natës, shkak i lënies së tij është mëkati që e ka bërë.”
  4. Errësirat janë pesë dhe secila nga to ka nga një dritë ndriçuese:
    1. Mëkatet janë errësirë , kurse drita e tyre është pendimi.
    2. Varri është errësirë, kurse drita e tij është namazi.
    3. Peshorja në Ditën e Kiametit është errësirë, kurse drita e saj është fjala la ilahe il-lAllah.
    4. Ura e Siratit është errësirë , kurse drita e saj është bindja.
    5. Ahireti është errësirë, kurse drita e tij është vepra e mirë.
  5. Largimi nga feja e Allahut është shkak për vuajtjet dhe mërzitë e shumta.
  6. Mëkatet e shumta e shkatërrojnë zemrën e muslimanit.
  7. Dije se lumturia e vërtetë qëndron në praktimin e dispozitave të sheriatit islam.
  8. Nëse nuk e angazhon nefsin tënd me ibadet (adhurim ndaj Allahut), atëherë ai do të angazhon në mëkate.
  9. Mos shiko në vogëlsinë e mëkatit, por shiko se ndaj kujt je duke bërë mëkat.
  10. Kohërat më të çmuara në jetën e muslimanit, janë ato kohëra që i ka kaluar muslimani në adhurimin e Allahut.
  11. Nëse ke nevoj që ta rigjallërosh zemrën tënde, atëherë përvjelju dhikrit (përmendjes së Allahut).
  12. Pesë gjëra, kush shpëton prej tyre, do të shpëtoj nga vështirësit e dunjas dhe të ahiretit, e ato janë:
    1. Ngutia
    2. Vetëpëlqimi
    3. Xhelozia
    4. Nervoza
    5. Përtacia.
  13. Gjëra të shëmtuara ka shumë, katër nga to janë:
    1. Koprracia tek të pasurit.
    2. Morali i keq tek gratë.
    3. Gënjeshtra tek gjykatësit.
    4. Padrejtësia (zullumi) tek udhëheqësit e shtetit.
  14. Llogarite veten para se të jetë vonë. Llogarite se sa herë e ke përfunduar leximin e Kur’anit duke e medituar atë. Llogarite se sa rekate namaz ke falur me përkushtim dhe nënshtrim të plotë ndaj Allahut xhele ue ala. Llogarite se sa lutje ke bërë sipas edukatës së saj. Llogarite se sa të devijuar ke kêshilluar. Llogarite se sa gjëra të ndaluara ke evindetuar. Dhe, llogarite se sa vese të këqija ke lënë pas dore.
  15. Mos u pikëllo sepse çdo që ndodhë është e mirë për ty. Çdo fatkeqësi që të godet është në të mirën tënde, dhe sa herë që të vije nata drejtohu pêr shqetësimet dhe pikëllimet tua vetëm Allahut xhele ua ala, sepse Ai është afër dhe të dëgjon ty.
  16. Nëse të grumbullohen shumë punë për t’i kryer, atëherë fillo me atë (punën) e cila është më e dashura tek Allahu.
  17. I lartësuar qoftë Allahu xhele uala, sa të vështira na duken adhurimet ndaj Tij, përderisa çështjet e kësaj bote na duken shumë të lehta. Kur do ta kuptojmë se nuk na është dhënë jeta për asgjë tjetër vetëm se ta adhurojmë Allahun xhele ue ala, të veprojmë vepra që na ofrojnë drejtë Tij dhe të mundohemi të fitojmë kënaqesinë e Tij.
  18. Lum për ata që merren me veten e tyre dhe e pastrojnë atë, merren me zemrën e tyre dhe e përmisojnë atë. Japin maksimumin e tyre në punët e tyre dhe i përkryejnë ato. E kontrollojnë gjuhën e tyre dhe nuk flasin vetëm se në atë që sjellë dobi.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600