RAMAZANI, EDUKIM PËR UMETIN

RAMAZANI, EDUKIM PËR UMETIN

0 3189

Ky muaj është një sezon që ushqen shpirtrat e besimtarëve, i forcon ata, disiplinon sjelljet e edukatën e tyre, kuptime imanore edukative të këtilla janë të shumta në këtë muaj, disa prej tyre që do i përmendim, janë:

  • Muaji Ramazan na edukon që t’i nënshtrohemi urdhërave të Allahut

Nocioni islam ka kuptimin: t’i nënshtrohesh Allahu të Madhëruar në urdhrat e ndalesat e Tij, Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” Ahzab 36

Dhe thotë: “Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar.” Nur, 51

Ky është qëndrimi i tyre, Allahu thotë: “O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar.” Bekare, 208

Në fakt muslimani duhet që t’i nënshtrohet urdhërit e të largohet nga ndalesa, edhe poqëse për të nuk është e qartë urtësia e saj, kështu që Allahu obligoi agjërimin e muajit të ramazanit për besimtarët çdo vit, Allahu thotë: “Pra, kushdo që nga ju gjendet në këtë muaj – le të agjërojë.” Bekare, 185.

Ligji islam agjërimi e muajit Ramazan e ka ndërlidhur me shikimin e Hënës, siç është transmetuar në hadithet autentike, më pas Allahu i Lartësuar ka treguar se abstenimi nga ushqimi e pija, e nga të gjitha gjërat që prishin agjërimin fillon që nga sabahu e deri në perëndim të diellit, Allahu thotë: “Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit).” Bekare, 187

E gjithë kjo edukon muslimanin për përulje, nënshtrim urdhërit të Allahut e të dërguarit të Tij, e nuk duhet që të ndalet nga ndjekja e urdhrave, derisa atij t’i bëhet e qartë urtësia e atij adhurimi, siç veprojnë disa nga muslianët e sotshëm.

  • Edukon në devotshmëri ndaj Allahu të Madhëruar.

Agjërimi i sinqertë, është ai i cili vendos frikën ndaj Allahut para syve të tij,  të penguarit  gjatë agjërimit nga çdo fjalë a vepër që nuk është i kënaqur Allahu, kjo ësht ëprej qëllimeve për primare të për të cilat është ligjësuar agjërimi, Allahu i Madhëruar thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, për t’iu shmangur mëkateve.” Bekare, 183

Ky ajet flet për një urtësive prej urtësive të agjërimit, e që është realizimi i devotshmërisë, për arsye se nëse njeriu braktis atë që në origjinë është e lejuar, nga ushqimi e pija, duke ndjek urdhrin e Allahut gjatë ditës së Ramazanit, kjo njëherit është një shtytës për braktisjen e ndalesave, për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush nuk le gënjeshtrën e të vepruarit me të, Allahu nuk është nevojtar që ai ta le ushqimin e pijen.”

Allahu na e ka lehtësuar këtë muaj duke dobësuar mashtrimet e shejtanit e cytjet e tija, siç ka treguar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kur të vije muaji Ramazan hapen dyert e xhenetit e mbyllen dyert e xhehenemit, dhe prangosen djajtë.”

Andaj, duhet që të përgatitet njeriu që gjatë ditëve të agjërimit ta arrijë këtë urtësi siç ka treguar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Agjërimi është mburojë, e poqëse është ditë agjërimi për ndonjërin prej jush, le të mos ketë kontakte intime e as mos të bërtas, nëse ndokush e fyen apo dëshiron të rihet le të thotë: Unë jamë agjërueshëm.”

Begaviu, Allahu ë mëshiroftë, ka thënë: “Agjërimi është rrugëpërquese për tek devotshmëria, për shkak të shtypje së shpirtrit e thyerjes së epsheve.”

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Për aryse se agjërimi pastron trupin dhe ngushton rrugët e shejtanit.”

Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur besimtari agjërues kupton se kënaqësia e Zotit arrihet me braktisje të epsheve, i jep përparësi kënaqësisë së Zotit par egos së tij, për atë ai shijon kënaqësinë në braktisjen e epsheve për Allahun, nga bindja e tij se Allahu e shikon, shpërblimi për të do jetë edhe më i madh kur kënaqësinë ai e ndien në vetmi.”

  • Edukon besimtarin të ndien mbikqyrjen e Allahut.

Prej veprave më të mëdha që zhvillojnë mbikqyrjen në zemrën e besimtarit është agjërimi, për arsye se është një adhurim i fshehtë, në të cilën nuk ka qasje askush tjetër pos Allahut, ngaqë mund që njeriu të thotë se është agjërueshëm e më pas të ha e të pi pa mos e vërejtur askush, por një musliman i sinqertë adhuron Allahun në gradën e ihsanit, siç është përmendur në hadithin e Ebu Hurejres, se i dërguari  i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ihsan është; ta adhurosh Allahun sikur se ta shohësh, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai ty të sheh.” Ndërsa në transmetimin e Muslimit është shënuar: “Të kesh frikë Allahun po si ta shohësh, edhe pse ti nuk esheh, Ai ty të sheh.”

Kjo shfaqet qartë tek agjërimi që është një fshehtësi mes robit dhe Allahut, të meditojmë rreth hadithit që e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të,  se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit shumëfishohet deri në dhjetëfish e deri në shtatëqind, Allahu i Madhëruar thotë, përpos agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, (njeriu) braktis epshin e ushqimir për Mua. Agjëruesi i ka dy gëzime; gëzim kur të bën iftar dhe një gëzim kur të takojë Zotin e tij.”

çdo secili prej nesh ka nevojë që të edukon anën e mbikqyrjes në zemrën e tij, për arsye se mbikqyrja konsiderohet një pengesë e fortë mes robit dhe mëkateve.

Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush largohet në gjërat që anon shpirti, për hir të Allahut të Madhëruar, ku nuk e sheh atë askush pos Atij që e ka urdhëruar e ndaluar, kjo aludon për besimin e tij të shëndoshë, Allahu dëshiron që robërit e Tij të kenë raporte të fshehta me Të.”

Njashtu ai ka thënë: “Kush agjëron nga epshet që në dynja do t’i arrijë nesër në xhenet.”

  • Edukon për bujari, fisnikëri.

Ibn Abasi, radijAllahu anhu, transmeton e thotë: I dëgurari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin, atë e takonte çdo natë të Ramazanit, e mësonte me të Kuranin.”

Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në shtimin e bujarisë së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, në muajin Ramazan posaqërisht, kë disa dobi, prej tyre:

  • Vlera e kohës dhe shumëfishimi i shpërblimit të veprave.
  • Ndihma e agjëruesve, namazfalësve në adhurimet e tyre, ndihmëtari arrin shpërblimi e tyre, sikur që është për atë që përgatit një luftëtarë si të kishte luftuar, ai i cili kujdeset për familjen e luftëtarit është si të ketë luftuar, në hadithin e Zejd ibn Halidit se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush ushqen një agjërues, ai ka shpërblimin e tij (agjëruesit) pa u mangësuar shpërblimi nga agjëruesi aspak.”
  • Muaji i Ramazanit është muaj ku Allahu me bujarinë e Tij lëshon mëshirë mbi robërit e Tij, falje e lirim nga zjarri, sidomos natën e Kadrit. Allahu mëshiron të mëshirshmit e robërve të Tij, siç thotë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “Vërtetë Allahu mëshiron të mëshirshmit e robërve të Tij.”
  • Ai i cili është bujar me robërit e Allahut, Allahu do jetë bujar ndaj Tij, shpërblimi është sipas llojit të veprës.
  • Bashkimi mes agjërimit e sadakasë është prej gjërave që garantojnë xhenetin, siç është transmetuar në hadithin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Në xhenet janë disa dhoma, që pjesa e jashtme duket prej brenda dhe brendësia duket nga jashta. Thanë: Për kë janë këto dhoma o i dërguar i Allahut? Tha: Për atë që flet mirë, jep ushqim, agjëron në vazhdimsi, dhe falet natën kur njerëzit flenë.”

Këto vepra që të gjitha janë në muajin Ramazan, andaj tek një besimtar bashkohen agjërimi, namazi, sadakaja, e fjala e mirë, ngase agjëruesi ndalohet nga fjalët e kota e të liga.

  • Agjërimi me padyshim se mund të ketë mangësi, e çrregullim nga ana e njeriut, për këtë është obliguar në fund të muajit zekatu Fitri, pastrim për agjëruesin.

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dua që burrat të kenë më tepër bujari në muajin e Ramazanit, duke ndjekur kështu të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, për shkak nevojës së njerëzve për gjërat që ata kanë dobi, e për shkak se shumë prej tyre janë të angazhuar me agjërim e namaz nga përfitimi personal.”

  • Edukon në përmbajtje.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu thotë: {do vepër e birit të Ademit është për të, përpos agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, agjërimi është mburojë, e nëse ndokush prej jush agjëron le të largohet nga kontaktet intime e të mos përdor fjalë të liga, nëse ndokush e fyen apo dëshiron të rihet me të, le të thotë: Unë jam njeri që agjëroj!” Buhariu, 1904, Muslimi 1151.

Medito deri në çfarë shkalle edukon agjërimi, që të përmbahen nervat, të mos e zgjat gjuhën, ta përmban mllefin, e t’i fal njerëzit.

Shejh Muhamed Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky hadith tregon se agjëruesin nëse e fyen ndokush apo dëshiron të rihet me të të mos reagon në të njejtën mënyrë, që të mos shtohet fyerja e kacafytja, të mos tregohet para tij i dobët me heshtje, por t’i tregon se është agjërueshëm, kjo nënkupton se ai nuk sillet me të në të njejtën mënyrë për hir të agjërimit e jo se është i paaftë të merr mas mbi të, në këtë mënyrë pengohet fyerja e kacafytja: “Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura).”

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “nëse agjëron le të agjërojë dëgjimi yt, shikimi, e gjuha jote nga gënjeshtrat e haramet, mos e dëmto fqiun, je i qëndrueshëm e i qetë në ditën e agjërimit, le të mos jetë dita kur agjëron njejtë kur ti nuk agjëron.” Shejh Albani e vlerësoi sahih në “Sahih el Xhami”

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Sa agjërues hise nga agjërimi nuk umbetet pos urisë.”

  • Edukon për unitet, vëllazëri e mirësjellje mes muslimanëve.

Muaji Ramazan është nja shans për t’u bashkuar muslimanët. Në këtë muaj muslimanët e gjithë ruzullit tokësor agjërojnë në një kohë, e bëjnë iftar në një kohë, agjërojnë që në mëngjes e deri në mbrëmje.

Pastaj, namazi i teravive në çdo xhami të botës islame, marrin pjesë një numër i madh i muslimanëve, të ngjitur për njëri tjetrin, e ndjen ngrohtësinë vëllazërore, ngrohtësinë e xhamisë, ngrohtësinë e islamit, të pasurit janë bujar ndaj të varfërve, është shkolla e Ramazanit e cila tubon zemrat e muslimanëve rreth librit të Allahut dhe sunetit të profetit. Feja e tyre është një, kibleja është një, ligji i njejtë, andaj duhet të jenë si një zemër, Allahu thotë: “.” Ali Imran, 103.

  • Edukon që të ndjejmë dhimbjet e problemet e të tjerëve.

Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “disa prej selefit janë pyetur: Pse është obliguar agjërimi? Tha: Që i pasuri të ndien urinë, e të mos e harron të uriturin. Ky është një prej shumë urtësive të agjërimit.”

Ebu Musa el Eshariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Besimtari me besimtarin janë si ndërtesa, njëra tjetrën e përforcojnë.” Dhe gërshetoi gishtërat e tij. Buhariu, 2446, Muslimi, 2585.

Gërshetimi i gishtërijve nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tregon për raportin që e dëshiron Allahu i Madhëruar mes nesh, andaj Ramazani na edukon të kemi këtë raport, në mungesë të tij mungon edhe ndihma e fuqia.

Xhabir ibn Abdullah transmeton: Erdh një grup i beduinëve tek i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që ishin të veshur me rroba të vrazhda, i dërguari i Allahut pa gjëendjen e tyre dhe se ishin nevojtarë, kështu që nxiti njerëzit që të jipnin sadaka, e ata u vonuan në dhënie saqë kjo u vërejt në fytyrën e tij. Në një transmetim thuhet: fytyra e të dërguarit ishte e ngrysur kur pa që ata po stagnonin në dhënie. Më pas një prej ensarëve erdhi dhe solli një gjë, e pas tij erdhi tjetri, e kështu u rreshtuan të tjerë saqë u pa gëzimi në fytyrën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe tha: “Kush vepron në islam një traditë të mirë, e veprojnë me të më pas, i shënohet atij shpërblimi për secilin që vepron me të, pa u mangësuar shpërblimi i tyre, e kush vepron në islam një traditë të keqe, e më pas veprojnë njerëzit me të, i shënohet atij mëkati i secilit që vepron me të, pa u mangësuar mëkati i secilit prej tyre.” Muslimi, 1017

Ahmed AbduSelam

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM