Si bëhet dhikri gjatë dhjetë ditëve të dhulhixhes?

Si bëhet dhikri gjatë dhjetë ditëve të dhulhixhes?

0 2467

Pyetje: si bëhet dhikri gjatë dhjetë ditëve të dhulhixhes, a ka formë të caktuar dhe kohë të caktuar?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Dhjetë ditët e para të dhulhixhes janë ditët më të mira të vitit. Besimtari duhet që këto ditë t’i shfrytëzojë në kryerjen e punëve të mira sepse siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: “nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu se këto dhjetë ditë! Thanë as xhihadi në rrugë të Allahut?! Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut përpos atij që del (në këtë rrugë) për të flijuar shpirtin dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhariu)

Prej punëve më të mira që duhet t’i bëjmë gjatë këtyre ditëve është dhikri (përmendja e Allahut). Allahu i madhëruar thotë: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të njohura…” (Haxh:28-29)

Dhikri gjatë këtyre ditëve është i përgjithshëm dhe është i caktuar. Me dhikrin e përgjithshëm nënkuptohet përmendja e Allahut në çdo moment dhe në çdo kohë. Kurse dhikri i caktuar nënkupton përmendjen e Allahut me tekbire pas çdo namazi duke filluar prej sdabahbut të ditës së Arafatit dhe deri në ikindinë e ditës së katërt të Kuraban Bajramit që është dita e fundit e teshrikut.

Prej dhikrit më të mirë që duhet të bëjëm është tekbiri (madhërimi i Allahut). Janë transmetuar disa forma të tekbireve nga sahabët, radijallahu anhum, prej tyre:

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il-lallahu Allahu ekber, Allahu ekber ue lil-lahil hamd. Ose fjalën Allahu ekber e thotë tre herë.

Preferohet që tekbiret të thuhen me zë nga ana e meshkujve, në rrugë, në vendet e punës dhe në shtëpi, ndërsa femrat tekbiret i shprehin me zë të ulët.

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri