DIALOGU MES EBU SUFJANIT DHE HERAKLIUT, PERANDORIT BIZANTINAS

DIALOGU MES EBU SUFJANIT DHE HERAKLIUT, PERANDORIT BIZANTINAS

0 2893

Në Sahihun e Imam Buhariut përmendet tregimi i Ebu Sufjanit me Herakliun, në të cilin dialog Herakliu e pyet Ebu Sufjanin për disa çështje rreth të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, e që është një fakt i vërtetësisë pejgamberike të Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, edhe pse nuk është i nevojshëm për fakte. Siç do vërehet Herakliu njihte disa cilësi të pejgambervëe përgjat njohjes së cilësive të pejgaberëve të mëhershëm nga librat e mëparshëm, përkundër asaj që u munduan ta fshehin këtë realitet. Ky dialog piknisjen e saj e kishte kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, morri iniciativën që t’ju dërgon shkresa mbretërve e perandorëve të asaj kohe, një ndër të cilat i kishte rënë në duar edhe Herakliut.

Andaj dikur më vonë në Sham (kryeqendër e Romakëve), një karvan tregtarësh arab, në të cilin ishte edhe vetë Ebu Sufjani, kishin ardhur për të bërë tregti në ato vende. Këtë hadith na e përcjell ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga vetë Ebu Sufjani i cili rrëfen për dialogun e tij me Herakliun, takimi me të kishte ndodhur në kohën kur Ebu Sufjani ende nuk kishte pranuar fenë, ai tregon e thotë: “Herakliu kishte dërguar disa lajmëtarë tek karavani i Kurejshitëve, të cilët ishin tregtar, kishin udhëtuar deri në Sham, në kohën kur i dërguari i Allahut kishte lidhë marrëveshje me Ebu Sufjanin dhe Kurejshitët (Marrëveshja e Hudejbijes). Lajmëtari u tha atyre se ata janë të ftuar që të bisedojnë me perandorin në ndejën e tij, ku përreth tij qëndronin oborrtarët e tij më të fuqishëm, të afërmit e perandorit, më pas ftoi një përkthyes, të cili i tha…

Herakliu: “Cili prej jush është më afërsi familjare me këtë njeri që pretendon se është profet?”

Ebu Sufjani u përgjigj: “Unë jam.”

Herakliu i tha:”Afrohu më afër.” E shokët e tij i urdhëroi të qëndrojnë pas tij. Më pas i tha përkthyesit të tij: “Thuaj këtyre shokëve të tij që unë do të pyes këtë (Ebu Sufjanin) për këtë njeri që pretendon se ai është një profet dhe, në qoftë se ai gënjej ju tregoni se është duke gënjyer.”

Ebu Sufjani tha: Betohem në Allahun po të mos ishte turpi se do tregonin për gënjeshtrat e mia, do gënjeja.” Më pas tha: “Gjëja e parë për çfarë më pyeti ishte: Me çfarë prejardhje është ai tek ju?

Unë iu përgjigja: “Familja e tij është një e nderuar, me një emër të mirë”.

Më pyeti: “Mos vallë ndonjë prej jush e ka thënë të njëjtën gjë si ai më herët?”

Unë u përgjigja: “Jo.”

Më pyeti: “A ka pasur ndonjë prej paraardhësve të tij mbret?

Unë u përgjigja: “Jo.”

Më pyeti: “Kush beson në të dhe ka ndjekur këtë njeri, të fuqishmit apo të dobëtit?”

“Të dobëtit”, iu përgjigja.

Më pyeti: “A janë pasuesit e tij në rritje në numër apo në rënie?”

“Po në rritje”, iu përgjigja.

Më pyeti:”A ka ndonjë prej tyre të lë besimin e tij nga zemërimi mbi fenë pasi që ta kishte pranuar?”

“Jo,” iu përgjigja.

Më pyeti: “A ka ndokush që ndonjëherë e ka akuzuar atë se gënjen?”

“Jo”, i thash unë.

Më pyeti: “A është mashtrues?”

“Jo,” iu përgjigja e i thash, “Ne aktualisht jemi në një armëpushim, por ne nuk e dimë se çfarë ai do të bëjë me të.” Ebu Sufjani thotë: “Nuk kisha mundësi të fus ndonjë fjalë tjetër pos kësaj fjale për të dërguarin e Allahut.”

Më pyeti: “A keni luftuar me atë?”

“Po,” iu përgjigja.

Më pyeti: “Si shkonin betejat?”

“Lufta mes nesh ishte herë me fitore në anën tonë e herë në anën e tyre, është një rivalitet, ai herë korrë fitore e herë ne korrim.”

Më pyeti: “Për çfarë ju udhëzon që të veproni?”

“Ai na thotë që ne duhet të adhurojmë vetëm Allahun, dhe të braktisim idhujt e paraardhësve tanë që kanë adhuruar gjithmonë, dhe ai na urdhëron që të falemi, të japim lëmoshë, të jemi të ndershëm e të mbajmë lidhjet farefisnore.” I thash unë.

Perandori i tha përkthyesit të tij që t’ia përcjell fjalët Ebu Sufjanit e i tha:

“Unë ju pyeta për familjen e tij dhe ju më thoni se ai është nga një familje e mirë, kështu gjithmonë është me profetët, ata janë të zgjedhur nga radhët e familjeve të mira dhe të nderuar të popullit të tyre.”

“Unë të pyeta nëse dikush tjetër më herët kishte pohuar atë që ai pretendonte dhe ju thatë: Jo. Unë i thashë vetes se nëse dikush tjetër e kishte deklaruar atë që ai kishte, atëherë ai ishte vetëm një imitues.”

“Unë të pyeta nëse ndonjë prej të parëve të tij ishte një mbret, dhe ju u përgjigjët: Jo nuk ka. I thashë vetes se nëse njëri prej paraardhësve të tij ishte një mbret, atëherë ai është thjesht një njeri që është duke u përpjekur për të rifituar fronin e atit të tij.”

“Unë ju pyeta nëse dikush e kishte akuzuar atë për gënjeshtër para se ai të pretendonte se ishte profet, dhe ju u përgjigjët: Jo. Unë e di se një person i cili nuk e le gënjeshtrën me njerëzit ai me siguri nuk do të le gënjeshtrën edhe për Perëndinë.”

“Unë ju pyeta të nëse janë të dobëtit ose të fuqishmit ata të cilët ndjekin atë dhe më thatë: Të dobëtit. Të dobëtit gjithmonë janë ata që së pari ndjekin profetët.”

“Unë të pyeta nëse pasuesit e tij të rriten në numër apo bien, dhe ju u përgjigjt se ata rriten. Kështu është gjithmonë besimi, kur është i plotë.”

“Unë ju pyeta nëse dikush le besimin e tij nga zemërimi që ka për të dhe ju u përgjigjët: Jo. Kështu me besimin ku hy e përzihet në një zemër.”

“Unë të pyeta nëse ai ishte një tradhtar dhe ti u përgjigje: Jo. Kështu është me profetët, ata kurrë nuk tradhëtojnë.

“Unë ju pyeta atë që ai ju udhëzon që të veproni, dhe më thatë se ai ju udhëzon që të mos adhuroni askënd tjetër vetëm se Allahun dhe të braktisni adhurimin e idhujve, dhe se ai ju urdhëron që të faleni dhe të jepni lëmoshë, të jeni të ndershëm e të mbani lidhjet farefisnore. “

“Në qoftë se ajo që ju thoni është e vërtetë, ai së shpejti do mbizotroj vendin ku qëndrojnë dy këmbët e mija tani, ai është një profet, e dija se ai do të ishte i dërguar nga Perëndia së shpejti, por unë nuk mendoja se ai do të ishte nga mesi juaj. Në qoftë se unë e dija se mund të arrijë atë tani, atëherë unë do kërkoja që ta takoj, dhe po të isha në praninë e tij, atëherë unë me kënaqësi do të laja këmbët e tija.”

Ebu Sufjani vazhdon e thotë: Pastaj perandoi kërkoi letrën e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, që e kishte sjellur Dihjeh el Kelbij, ia dha Heraklit. Ndërsa Herakliu lexoi mesazhin me zë të lartë ku në të thuhej:

“Në emër të Allahut Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit. Nga Muhamedi i biri i Abdullahut, i dërguari i Allahut, drejtuar Herakliut, të madhit të romakëve. Paqja qoftë për atë që ndjek udhëizimin. Më pas: Unë të ftoj me ftesën islame: Bëhu musliman do shpëtosh, prano fenë islame, Allahu do të jepë shpërblimin dyfish, e poqëse refuzon ty të takon mëkati i popullit tënd. O ithtarë të Shkrimeve të Shenjta! Le të bashkohemi në një fjalë të përbashkët; të adhurojmë Allahun dhe të mos i shoqërojmë askënd Atij në adhurim e asnjë prej nesh të mos njohë zot tjetër veç Allahut. E nëse ata kthejnë krahët, thuajuni: Dëshmoni se ne jemi muslimanë.”

Ebu Sufjani vazhdoi: “Kur perandori mbaroi, nisi një zhurmë e madhe në radhët e oborritarëve bizantin. Kështu që dolëm jashta. Kur dola jashtë bashkë me shokët e mi dhe mbetëm vetëm, u thashë atyre: “Vërtet, çështja e Ibni Ebi Kebshës (të Dërguarit) ka fituar forcë. Ky që i trembet atij është mbreti i popullit të verdhë (bizantinëve)”.

Ebu Sufjani tha: “Betohem në Allahun, që prej atëherë isha i bindur se feja e tij do të triumfonte derisa Allahu futi islamin në zemrën time.”

DOBI TË PËRFITUARA NGA KY TREGIM

  1. Forca e besimit. Kur Imani të depërton në shpirt, e përzihet në të. Ajo shndërrohet në natyrshmëri e karakter të pandashëm, e që është një gradë e lartë e imanit.
  2. Obligueshmëria e veprimit përmes një transmetuesi. Ky tregim është një argument që aludon në obligueshmërin e të vëpruarit me hadith të transmetuar nga një person i vetëm, kur hadithi është i sakt. Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Prej dobive të këtij hadithi është edhe obligueshmëria e vperimit me fjalët e një personi, përndryshe nuk do kishte dobi në dërgimin e Dihijes, kjo çështje është vërtetuar me konsensus.
  3. Prej urtësive të Allahut është që shumica e pasuesve të pejgamebrëve të jenë shtresa e gjërë e njerëzve. Allahu kështu sprovoi njerëzit mes vete, ngase njerëzit me pozita të larta, me famë, e të ngritur thonë: Po të ishte fe e mirë ata të dobëtit nuk do na paraprinin në fe, siç e përmend Allahut për ta: “Dhe kështu Na i provojmë njërin me tjetrin, për të thënë: “A mos janë këta që Allahu ua dhuroi mirësinë? – A mos vallë Allahu nuk i njeh më mirë ata të cilët i janë mirënjohës.”

Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”.”

E, kur t’ju lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk kanë besuar u thonë atyre që kanë besuar: “Cili grup është më i mirë për nga jeta dhe më i mirë për nga shoqëria?.”

Këto ajete kanë kuptimin, se ata kur panë se janë në pozita e mirëqenie më të mirë se sa të dobëtit prej muslimanëve, menduan se ata janë më primar ndaj çdo mirësie, dhe se pasuesit e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, po të ishin të mirë nuk do u paraprinin në fe, e Allahu ua përgënjeshtron supozimet e tyre me fjalët: “E sa e sa brezni, Ne i kemi shkatërruar para tyre, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm!.”

Disa prej dijetarëve kanë thënë: Prej urtësive të saj është se ata janë më afër natyrshmërisë (në të cilën i ka krijuar Allahu) dhe më larg çdo sundimi e famë, ata nuk janë të dhënë pas pozitave të cilat janë kalimtare e as famës që humbet, ata në fe gjejnë krenari e ngritje, të tillë ishin Bilali, Suhejbi, Amari, ibn Umi Mektum, e të tjerë, Allahu qoftë i kënaqëur me ta.

  1. Virtytet e pejgamberëve. Allahu i Madhërishëm veçoi të dërguarit me moral të mirë, ata janë njerëzit më bujar, më të sjellshëm, bile Allahu nuk i zgjodhi që ata të bartin mësazhin hyjnor pos pasi që Allahu me dijen e Tij dinte për moralin e tyre të përkryer. Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Allahu shikoi në zemrat e njerëzve, e gjeti zemrën e Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, ndër zemrat më të mira, andaj e zgjodhi atë për Vete, dhe i shpalli atij mesazhin hyjnor…”.
  2. I dërguari thërret për plotësimin e virtyteve të moralit, siç thotë i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “Jam dërguar që të plotësoj vlerat morale.”
  3. Të dërguarit janë njerëz besnik. Ata janë që kumtojnë shpalljen e Allahut, nuk do ishte e logjikshme që Allahu të zgjedh gënjeshtarin që të kumton nga Ai, e të përcjell porositë e Tija. Edhe i dërguari Muhamedi, alejhi selam, veçohej e cilësohej me këtë virtyt, saqë këtë e dhëshmuan edhe armiqt e tij, siç qëndron në Sahihun e Buhariu në hadithin e ibn Abasit se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u tha Kurejshitëve: Poqëse unë ju lajmëroj se pas kësaj lugine qëndrojnë kalorës që dëshirojnë t’ju sulmojnë, a do më besonit. Thanë: Po, nuk kemi dëgjuar prej teje gjë tjetër pos të vërtetës.”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com