MËKATI MË I MADH E MË I SHËMTUAR

MËKATI MË I MADH E MË I SHËMTUAR

0 2719

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: Kam pyetur të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-: Cili është mëkati më i madh ndaj Allahut? Tha: “T’i bësh Allahut rival, kurse Ai ëshët i Cili të ka krijuar.” Thashë: Kjo vërtetë është një mëkat shumë i madh. E pyeta: Më pas cili? Tha: “Ta mbysësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta: Pastaj cili? Tha: “Zinaja me bashkëshorten e fqiut.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, pyetnin të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatet, e për kategoritë e tyre, që ata t’iu largohen mëkateve, ta dinë të keqen e mëkateve e të tërheqin vërejtjen prej tyre.

Në këtë kuadër, edhe sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, pyeti të dërguarin, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, për mëkatin më të madh, pra: mëkatin më të rëndë, më të keq, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, i tregoi se mëkati më i madh është shirku, që është; t’i bësh Allahut ortak, të cilin ai e adhuron, e kthehet tek ai, atij i mbështetet, e ta braktis adhurimin e Allahut, i Cili e ka krijuar dhe e ka furnizuar.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas shirkut, për nga shëmtimi dhe madhësia? I tha: “Kur njeriu të vret fëmijën e tij, nga frika se do të ushqehet e do të pijë së bashku me të”, kjo frikë e cila buron nga një bindje e prishur, sikur Allahu të mos kishte garantuar riskun për robërit e Tij, njejtë buron edhe nga zemra e ngurtë, pasi që mësyn të vret pjesën e trupit të tij, frytin e zemrës së tij, gjë që bën që ky krim të renditet i dyti prej krimeve më të mëdha e më mizorë tek Allahu.

Më pas, Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti për mëkatin i cili vijon pas këtyre dy mëkateve, e i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- , iu përgjigj se ai mëkat është; zinaja me bashkëshorten e fqiut, ky krim i shëmtuar bëhet i qartë pasi që fqiu ndihet i sigurtë për nderin e fqiut të tij, andaj shkelja e nderit konsiderohet një mashtrim i të drejtës së fqiut, të cilën të drejtë Allahu dhe i dërguari i Tij e konsideruan shumë të madhe.

Dobi të hadithit

  1. Llojlloshmëria e mëkateve për nga mizoria e shëmtueshmëria.
  2. Shirku është mëkati më i madh në përgjithësi.
  3. Sqarimi i realt i shirkut dhe se shirk është të vendosësh diç tjetër ortak me Allahun, në qenien e Tij, veprat, emrat dhe atributet e Tija.
  4. Allahu është meritor të adhurohet pasi që Ai është Krijuesi i cili i krijoi shpirtrat e i ngjalli ato.
  5. Çdo lloj adhurimi i cili kryhet ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është haram.
  6. Të vendoset Allahu në të njejtën pozitë me dikë tjetër është haram.
  7. Vlera e teuhidit dhe se ky është prej adhurimeve më të mëdha.

HADITHI I PESTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM