MEDITIME KURANORE – 17

MEDITIME KURANORE – 17

0 1160

1. Shokët e pejgamberit, alejhi selam, qanin gjatë leximit të Kur’anit!

Transmetohet se Ibn Omeri, radijAllahu anhuma, lexoi ajetin Kur’anor: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?” (Nisa; 41).

Ibn Omeri filloi të qante, derisa iu mbush mjekrra me lotë.

Sijeru A’lami en Nubela: 3/214

2. Omeri, radijAllahu anhu dhe leximi i Kur’anit!

Omeri, radijAllahu anhu, një ditë e lexoi suren Merjem, kur arrit tek ajeti sexhdes, bëri sexhde dhe tha; Kjo është sexhdeja, por ku është të qajturit?!

Ibn Xheriri në tefsirin e tij: 15/567, Bejhekiu në Shuab el Iman: 3/415 me nr.1897, Ebu Ubejde në El Fedail: 1/311 me nr.175

3. Ebu Bekri, radijAllahu anhu dhe leximi i Kur’anit!

Erdhën disa njerëz nga Jemeni tek Ebu Bekri, radijAllahu anhu dhe dëgjuan dikë nga sahabët duke lexuar Kur’an. Ata, filluan të qanin. Ndërkohë, Ebu Bekri, tha: Kështu edhe ne vepronim më parë, por pastaj na u ngurtësuan zemrat dhe u ndalën lotët dhe të qajturit gjatë leximit apo dëgjimit të Kur’anit.

Fedail el Kur’an, të Ebi Ubejdit; 1/306, me nr.164

4. Kështu njihej raporti i Ebu Bekrit me Kur’anin!

Në çastet kur ishte keqësuar gjendja shëndetsore e pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, i dërguari i Allahut, tha: “Ebu Bekri le t’ju prij njerëzve në namaz. Aisheja i tha: Ebu Bekri (babai im) është njeri i butë dhe nëse lexon Kur’an nuk mund të arrij ta përmbaj veten e tij dhe nuk mund t’i ndal lotët në namaz gjatë leximit të Kur’anit. Ai, asesi nuk mund të ndaloj të qajturit dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund të vazhdoj leximin e Kur’anit në namaz.

Buhariu: 664,712, Muslimi: 418

5. Abdurrahman Ibn Aufi, radijAllahu anhu dhe leximi i Kur’anit!

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë: “Nuk kam parë njeri që i rrënqethej trupi më së shumti gjatë leximit të Kur’anit se Abdurrahman Ibn Aufit.”

E ka shënuar këtë transmetim me zingjir të saktë Jakub el Fesevij në Meshihatihi; fq.75 me nr.84 dhe ky transmetim, poashtu gjendet tek libri; Muhtesar Kijam el Lejl; fq.145

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592