FAZA MBRETËRORE – ROYAL LEVEL

FAZA MBRETËRORE – ROYAL LEVEL

0 6400

Ekziston një fazë e jetës e cila quhet ‘Faza mbretërore’..! Kur të arrish në këtë fazë nuk do ndihesh i detyruar të lëshohesh në çfarëdolloj debati apo diskutimi, por edhe nëse lëshohesh nuk do përpiqesh ta bindësh debatuesin se është gabim… Nëse ndonjëri të gënjen, do ta lësh të gënjejë dhe në vend se t’i japësh shenjë se e ke zbuluar do kënaqesh duke e dëgjuar deri sa të gënjen edhe pse e di të vërtetën!.. Do kuptosh se nuk mund të përmirësosh botën, injoranti do mbetet i tillë sado që të mësohet, i marri poashtu!.. Të gjitha problemet, brengat dhe gjërat që të pengojnë, do t’i hedhësh pas dhe do vazhdosh jetën…mirëpo mos u dëshpëro; sërish do t’i kthehesh fazës mbretërore.. Në rrugë do ecësh si mbret; i buzëqeshur me një buzëqeshje sarkastike duke i parë njerëzit tek po lajkatojnë, vrapojnë e mashtrojnë njëri-tjetrin për gjëra që nuk do mbesin përgjithmonë dhe që s’kanë vlerë!.. Do ta kuptosh shumë mirë se gëzimi i sotshëm nuk është i përhershëm, madje mund të jetë fillimi i pikëllimit të nesërm dhe anasjelltas! Të shtohet besimi në paracaktimin (kaderin) dhe bindesh se e mira është në atë që Zoti e zgjodhi për ty.. Nëse një ditë do të arrish këtë fazë, mos tento të ndryshohesh ngase ti je bërë mbret i vetvetes, shumë i vetëdijshëm dhe i qetë nga brenda!.. Sa më shumë që plakemi, shtohet pjekuria, kuptojmë se ora e dorës që mbajmë qoftë 30 euro qoftë 300 do të na jep të njejtin informacion. Nëse kemi një kuletë 30 euroshe apo 300 euroshe nuk do ta ndryshojë atë që është brenda saj.. Nëse jetojmë në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2 apo 1000 m2 ndjenja e vetmisë do jetë e njëjtë.. Në fund fare, do kuptojmë se lumturia nuk fshihet prapa gjërave materiale; pa marrë parasysh, ulëseja jote është e klasës biznes apo ekonomike, koha e arritjes në destinacion është e njëjtë. Për këtë, fëmijët tuaj mos i inkurajoni të bëhen pasanikë por mësoni si të bëhen të devotshëm, dhe kur të rriten gjërat do t’i shikojnë për nga vlera e jo për nga çmimi.

Ditët kalojnë me shpejtësi të frikshme! Në mbrëmje, sapo vëndoj kokën në jastëk, agon drita e mëngjesit dhe sapo zgjohem në mëngjes, vjen mbrëmja sërish.. Ditët tona kalojnë, nuk ndalen e unë në vete them: përnjëmend, i lumtur është ai që mbush fletushkën e tij me punë të mira.. Ngjarjet përreth nesh ndodhin me një dinamikë të madhe, shumë të vdekur na paraprijnë para syve tonë.. bëni punë të mira.. Shpërndani paqe (selam), bashkëpërsëritni ezanin, kujdesuni për namazet, mbroni vetveten nga mëkatet, mbani lidhje me farefisin, ruani ata që ju duan sinqerisht, buzëqeshuni, mësoni diçka nga Kurani, jepni lëmoshë, madhëroni Zotin, kërkoni falje, agjëroni, lutuni për profetin (dërgoni salavate), zemrat lidhni për botën e përtejme, dynjaja nuk është sipas një avazi e as që do mbetni në të përgjithmonë.

Muhamed Salih

Solli në shqip: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 578