MOS E FYENI KOHËN

MOS E FYENI KOHËN

0 1437

Injorantët e para islamit, aneksonin fatkeqësitë e telashet kohës, duke i emërtuar kështu disa gjëra jo me emrat e tyre.  Kur i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, u dërgua me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, i porositi dhe udhëzoi ata për thëniet e sakta dhe besimin e vërtetë. Një prej porosive të tilla ishte edhe ky hadtih.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu, mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHPJEGIMI I HADITHIT

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, deshi që të ndalonte umetin e tij nga disa shprehje, fjali e besëtytni që mund t’i shpiejnë ata në rreziqe dhe mëkate, e tha: “Mos emërtoni rrushin el-Kermu”. Dhe atë se el-Kermu emërtohej hardhia e rrushit, por edhe vetë rrushi, dhe për venën që përbëhej prej rrushi, të cilën ata e quajtën el-Kermu ﴾bujar), dhe për bindjen e tyre se ajo përmban bujari e zemërgjerësi, të cilën gjë e urrejti i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, që me këtë emër të emërtohet rrushi e druri i rrushit, ngase ndodh që kur ta dëgjojnë këtë fjalë t’iu kujtohet alkooli, e i tërhjek epshi, mund të konsumojnë apo t’i afrohen konsumimit.

Imam el Hatabi ka thënë: “Kuptimi nga ndalesa është të rivërtetohet se vena është haram edhe nëse emri i fshihet, dhe se mbetja e këtij emri është një konfirmim i asaj që ata e supozonin se konsumuesi i tij është njeri bujar, kështu që ndaloi të thirret el-Kermu.

Imam Ibn el-Xheuzi ka thënë: “Ai, alejhi selam, ndaloi nga ky emërtim, sepse arabët e emërtonin el-Kermu për shkak bujarisë e cila ngjallej në zemrat e atyre që e pinin atë, kështu që ndaloi të emërtohet me një epitet që lëvdohet, që të bëhet më e qartë shëmtueshmria dhe ndalesa e tij”.

Më pas i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem,  tha: “mos thoni kohë e dështuar, ngase Ai, Allahu është koha” kohë e dështuar; kohë ekeqe, që në kohën e injorancës aneksonin fatkeqësishtë e problemet kohës, që është dita e nata; dhe ata ndaheshin në dy kategori;

Kategoria e parë, të cilët nuk besonin në Allahun, e nuk njihnin gjë tjetër pos kohës “ditën e natën”, në të cilat ndodhin ndodhitë, është koha ku ndodhin caktimet e Allahut, kështu ata fatkeqësitë ia aneksonin kohës me bindjen se ajo vepron, duke mos e ditur se edhe koha ka një Qeverisës, këta janë quajtur “dehrije”, apo kohorët, për të cilët Allahu thotë: “E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu.” Xhathije, 24.

Kategoria e dytë janë ata që e njohin Krijuesin e tyre, duke mos dashur që t’i referohen Atij fatkeqësitë, kështu që ia aneksuan kohës.

Sipas këtyre dy kategorive, që të gjithë fajësojnë dhe e fyejnë kohën, e dikush prej tyre thotë: kohë e dështuar, kohë e pashpresë, e prishur, e keqe, e pavlerë, etj.

Kështu që i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ua prishi këtë bindje të tyre, duke u thënë: “Mos e shani kohën, sepse Ai, Allahu është koha,” pra mos e shani kohën sikur të jetë ajo vepruesi i gjithësisë mbi ju, ngase Ai Allahu është Vepruesi i saj, nëse e fyeni kohën, në fakt fyerja i kthehet Allahut.

Në hadithin kudsij thuhet: “Unë jam koha”, pra Unë jam Ai i cili e posedon kohën dhe e qeverisë atë.

DISPOZITA E FAJËSIMIT DHE FYERJES SË KOHËS

Fajësimi dhe fyerja e kohës ndahet në tre kategori, siç i ka përmendur Muhamed ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ato janë:

E para: Të ketë për qëllim vetëm se lajmërim (të një ndodhie), pa fajësuar atë, ky lloj është i lejuar, si të thotë: Jemi të lodhur nga vapa e madhe në këtë ditë, apo nga acari i madh, e fjali të ngjashme si kjo. Sepse veprat vlerësohen sipas qëllimit, këto fjalë vlejnë si të sakta nëse janë thjesht vetëm se lajmërim për një gjendje, sikur që tha Luti, alejhi selam: “Kjo është ditë e rëndë!”. Hud, 77

E dyta: Ta fyen kohën me bindje se ajo është vepruese, si të beson se koha është ajo e cila i rrotullon gjërat për kah e mira apo kah e keqja, kjo është shirk i madh, sepse beson se me Allahun ka edhe një krijues tjetër, ngase ndodhitë i aneksoi tek dikush tjetër pos Allahut, e çdo kush që beson se me Allahu ka edhe një krijues tjetër ai është jomusliman, njejtë sikur të beson se ka edhe një zot tjetër që meriton të adhurohet me Allahun, andaj ky është jobesimtar.

E treta: Ta fyen kohën, duke mos pasur bindje se koha është vepruese, por ka besimin se vetëm Allahu është ai i cili Vepron, por e fyen sepse në atë kohë ndodhin gjërat e padëshiruara për të, ky lloj konsiderohet haram, por që nuk arrin në shkallën e shirkut, është një mendjelehtësi dhe devijim në fe, sepse në realitet fyerja i kthehet Allahut, sepse Ai është i Cili e qeveris kohën dhe ndodhin në të gjërat, sipas dëshirës së Tij, çdo e mirë apo e keqe, pra koha nuk është vetëfunksionale, dhe kjo fyerje nuk është kufër, ngase fyerja e Alahu nuk ndodhi në formë direkte”.

POROSI DHE UDHËZIME PROFETKE

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM