Allahu, subhanehu ue teala, në ajetin 87 të kaptinës Saffat thotë: “Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” Shumica e mufesirëve, këtë ajet madhështor, me mënyrën e të shprehurit dhe me kuptimet që i ngërthen, e komentojnë me fjalët: Çfarë mendoni për Zotin e gjithësisë, si do të veprojë Ai me juve kur të takoheni me Të duke i përshkruar të barabartë Atij?!
Unë këtë komentim do ta kisha plotësuar me kuptimin e parë i cili i bie ndërmend njeriut pasi të lexon ajetin, e ai është se shumë prej njerëzve kanë mendim të keq për Zotin e gjithësisë duke i atribuuar Atij mangësi dhe paaftësi. Ky mendim i gabuar për Allahun pastaj u rezulton me adhurimin atyre që nuk meritojnë të adhurohen prej idhujve dhe putave. Atij që thellësisht mendon rreth ajetit në fjalë i del bëhet më se e qartë se shirku është pasojë e mendimit të gabuar për Allahun, subhanehu ue teala.
Çifutët, të krishterët dhe disa mushrikë arabë, menduan keq për Allahu, duke i atribuuar Atij mangësi siç është fëmija. Përgjigja Kuranore në vete përfshiu edhe kuptimin e gabuar që ata e kishin për Allahun, subhanehu ue teala.
“Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.” (El Bekare, 116)
Mosbesimtarët e Mekes menduan se Allahu është i paaftë tu jep jetë dhe ti ringjall të vdekurit, ti tuboi ata në një vend për të dhënë llogari. Allahu, subhanehu ue teala, u përgjigj: “A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.” (El Ahkaf, 33)
Një grup tjetër menduan se Allahu, nuk di më shumë se sa është dituria e tyre dhe e morrin përgjigjen: “Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës.” (Fussilet, 22-23)
Pas kësaj me bindje të plotë themi se imani buron nga mendimi i mirë për Zotin e gjithësisë, me kuptimin e gjerë dhe të saktë të kësaj fjalie. Ky mendim i mirë manifestohet me njësim të Allahut si Zot që meriton të adhurohet, me besim të paluhatshëm se Allahu është Ai që krijon, u jep jetë dhe shkakton vdekjen e krijesave, krijon dhe furnizon dhe është i Vetmi që me adhurime njësohet.
Besimtari me mendimin e mirë që e ka për Allahun, kupton se Allahu është Mëshiruesi, i Cili i thërret robërit e tij të pendohet që t’ua pranon pendimin, të kërkojnë falje e që Zoti t’i falë ata. Ai në Kuranin Famëlartë e bënë këtë thirrje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (El Gafir, 60) dhe qartë tregon se: “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” (Esh Shura, 25)
Këto janë mirësitë dhe mëshira e Allahut ndaj robërve dhe të zgjedhurve të Tij.
Historianët e përmendin rastin e Haxhxhaxh b. Jusuf Thekafiut i cili në pragun e vdekjes i ka thënë këto fjalë: “O Allah më fal mua sepse njerëzit pretendojnë se Ti nuk do të më falësh mua.”
Omer b. Abdul Azizi thoshte: “Për dy gjëra ia kam zili Haxhxhaxhit, për madhërimin që ia bënte Kuranit dhe bartësve të Kuranit dhe për fjalën që e tha në prag të vdekjes: O Allah më fal mua sepse njerëzit pretendojnë se Ti nuk do të më falësh mua.
Prej mendimit të mirë për Allahun është se Allahu nuk do ta humb shpërblimin e mirëbërësve.
Ai që e përmirëson fshehtësinë e tij, kujdeset për nijetin e tij, veprat e tij i bën në pajtim me sunetin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, Allahu do ti regjistron veprat e tij dhe do ta shpërblen atë me mirësinë e Tij, e kush i përmbahet premtimit të dhënë më fort se Allahu, subhanehu ue teala?
Lum për ata që të bashkuar falin namazet, që në rrugë të Allahut, shpenzojnë shumë nga pasuria e tyre, që u përmbahen marrëveshjeve dhe që madhërojnë Allahun, duke ua besuar amanetet pronarëve të tyre. Allahu na bëftë prej atyre që mendojnë mirë për Allahun dhe që vërtetë mbështeten vetëm tek Allahu.
Burimi: albislam.com
Përktheu: Talha Kurtishi