Selam alejkum i nderuar hoxhë. Kam një pyetje. A është haram me luajt bastore, kisha pas dëshirë ta di?
Përgjigje:Esselamu alejkum ve rahmetullah:
Po, haram është pa dyshim sepse kjo është mejsir d.m.th. bixhoz.
Në fillim është shpallur ky ajet:
“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre…” Bekare 219
Pastaj kur është bërë haram përfundimisht është bërë me këtë ajet:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” Maide 90
Shikoi edhe shkaqet kryesore:
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? ” Maide 91
Burimi: albislam.com